LAJMI I FUNDIT:

Këshillat e mësueses për prindërit gjatë kohës sa po qëndrojnë me fëmijët në shtëpi

Këshillat e mësueses për prindërit gjatë kohës sa po qëndrojnë me fëmijët në shtëpi

Mbyllja e shkollave ishte njëra ndër vendimet e para që mori Qeveria e Kosovës, si masë parandaluese e përhapjes së coronavirusit (COVID-19), në Republikën e Kosovës.

Me marrjen e këtij vendimi, i cili nuk dihet se për sa kohë do të jetë në fuqi, të gjithë fëmijët do të qëndrojnë nëpër shtëpi dhe do të vazhdojnë mësimin online.

Mësuesja Trëndelina Berisha, në një intervistë për Telegrafin ka dhënë disa këshilla për prindërit se si duhet të menaxhojnë këtë kohë me fëmijët e tyre, duke theksuar përmendur veprimet më të rëndësishme siç janë menaxhimi i kohës, aktivitetet fizike gjatë ditës, e disa gjëra të tjera.


Ajo që Berisha përmendi si njërën nga gjërat më të rëndësishme është planifikimi i kohës, një rutinë kjo që sipas saj nuk duhet të ndryshoj dhe se fëmija duhet të jetë i përfshirë në të gjitha aktivitetet.

“Në orar duhet të jenë të përshira të gjitha aktivitetet, duke filluar nga zgjimi nga gjumë. Ai orar nuk duhet të ndryshoj. Aktivitetet fizike janë gjëra e parë eështë aktivitetet fizike”, thotë Berisha.

Berisha sugjeron që detyrat të praktikohen edhe me shkrim dhe të evitojnë qëndrimin gjatë në kompjuter.

“Natyrisht se ne ju dërgojmë edhe detyra për me i printu, por e preferume kish qenë më shumë me dorëshrkim, që mos me harru shkathtësinë e dorëshkrimit”, tha ajo.

Sipas saj, gjithashtu është me rëndësi që fëmijët të shprehin mendimet e tyre, duke i stimuluar ata të shkrujnë ndonjëherë mendimet në bazë të një filmi që shohin.

Ajo ka thënë se ky është momenti që prindërit mund ta shfrytëzjnë për të qëndruar më shumë kohë me fëmijet e tyre, kohë të cilën nuk e kanë pasur më herët, dhe të mësojnë nga njëri-tjetri më shumë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Lajme
Haradinaj: Ndryshimi i administratës në Washington, Kosova nuk ka kohë për të humbur

Haradinaj: Ndryshimi i administratës në Washington, Kosova nuk ka kohë për të humbur

Lajme
Kalo në kategori