LAJMI I FUNDIT:

Këshilla që ia dha Eto’o vite më parë Messit, ia ndryshoi karrierën argjentinasit

Këshilla që ia dha Eto’o vite më parë Messit, ia ndryshoi karrierën argjentinasit

Ish-sulmuesi i Barcelonës, Samuel Eto’o, ka zbuluar se Lionel Messi e falënderoi atë për një këshillë që ia ndryshoi karrierën në “Camp Nou”.

Dyshja luajtën së bashku në gjigantët e La Ligas për gjashtë vjet midis debutimit të argjentinasit në 2003 dhe largimit të kamerunasit në 2009 për Interin.

Dhe ndërsa shumë veta e këshilluan Messin, Eto’o ka zbuluar se ish-shoku i tij i skuadrës ndihej borxhli ndaj këshillave të tij vendimtare.


Samuel Eto'o ndihmoi Lionel Messin me këshilla për 'ndryshimin e karrierës'

41-vjeçari tha për DAZN: “Messi më rrëfeu se, falë këshillave të mia, të cilat nuk do ta zbuloj, karriera e tij kishte ndryshuar”.

“Një ditë ai tha: ‘Falë Samuelit, karriera ime ndryshoi’. Ai duhej të rregullonte dy ose tre gjëra, por gjithmonë ka pasur talent”.

Dyshja shijoi një periudhë jashtëzakonisht të suksesshme si shokë skuadre përpara largimit të Eto'o në 2009 nga Camp Nou

“Jam krenar dhe i lumtur të shoh se ai ka shkruar histori që ende nuk ka përfunduar dhe do të jetë shumë e vështirë të mposhtet atë që ka bërë”, vazhdoi ai.

Eto’o pranoi se të gjithë yjet e ekipit të parë të Frank Rijkaard e dinin se Messi do të ishte i veçantë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

La Liga
Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Liga e Kampionëve

"U eliminuam për shkak të Theo Hernandez" - legjenda italiane e Milanit i ashpër me mbrojtësin që mori karton të kuq

Liga e Kampionëve
Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Liga e Kampionëve
Berat Gjimshiti flet pas eliminimit të Atalantas nga Liga e Kampionëve

Berat Gjimshiti flet pas eliminimit të Atalantas nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ardon Jashari shkëlqen ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve, shpallet lojtari i ndeshjes

Ardon Jashari shkëlqen ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve, shpallet lojtari i ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori