KESCO: Rikyçjet e konsumatorëve në rrjet të energjisë elektrike nga tani do të bëhen me automatizëm

KESCO ka filluar të zbatojë sistemin e ri të rikyçjes automatike për konsumatorët që kanë pasur ndërprerje të furnizimit me energji elektrike dhe kanë realizuar pagesat e tyre.
Ky sistem eliminon nevojën për paraqitjen e kërkesave manuale për rikyçje pas realizimit të pagesës.
“Pas një periudhe testimi të suksesshme, KESCO ka vendosur të zbatojë këtë procedurë automatike për të përmirësuar efikasitetin dhe për të ofruar një shërbim më të shpejtë dhe më të thjeshtë për konsumatorët”, thuhet në njoftim.
Kjo do të mundësojë që pas çdo pagese të plotë nga konsumatori i cili është shkyçur nga rrjeti elektrik për mos-pagesë, kërkesa per rikyçje do të procedohet automatikisht, pa pasur nevojë të paraqesë kërkesë tek Kujdesi për Konsumatorë.
Ky zhvillim pritet të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë dhe pozitiv, duke shkurtuar kohën e pritjes për trajtimin manual të kërkesave përmes ofrimit të shërbimeve të modernizuara dhe të thjeshta.
“Por, pavarësisht nga automatizimi i procesit, është e rëndësishme të theksohet se rikyçja ka një periudhë ligjore që të realizohet brenda 24 orësh pas përditësimit të statusit të pagesës. Inkurajojmë konsumatorët të respektojnë afatin e pagesave për të shmangur ndërprerjet e furnizimit me energji elektrike”, thuhet në njoftim.
Me këtë hap të ri, KESCO thotë se synon përmirësimin e shërbimit ndaj konsumatorëve dhe një menaxhim më efikas të proceseve të brendshme, duke ofruar një eksperiencë më të lehtë dhe më të shpejtë për të gjithë konsumatorët.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit