Kerry kërkon konsensus në Egjipt

Kerry mbërriti në Kajro të shtunën për t’u takuar me liderët e biznesit, shefat e opozitës dhe ministrin e Jashtëm.
Bisedimet me presidentin Muhamed Morsi janë caktuar për të dielën.
Zyrtarët amerikanë që shoqërojnë Kerryn në udhëtimin e tij të parë jashtë shtetit si sekretar, thanë se ai është i brengosur për reformat që duhet të ndërmarrë Egjipti, për t'u kualifikuar për një kredi të Fondit Monetar Ndërkombëtar, në vlerë prej 4.8 miliardë dollarësh.
Kerry planifikon që të bëjë presion mbi të gjitha palët në mënyrë që të arrijnë marrëveshje bazë mbi drejtimin e Egjiptit para zgjedhjeve parlamentare që fillojnë në muajin e ardhshëm. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
02/03/2013
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































