LAJMI I FUNDIT:

Kërkoi që ministri i ri i Shëndetësisë t’i takojë Partisë Guxo, deputetët e LVV-së i përgjigjen Metës

Kërkoi që ministri i ri i Shëndetësisë t’i takojë Partisë Guxo, deputetët e LVV-së i përgjigjen Metës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka thënë se deri më tani nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nga Qeveria për dorëheqjen e ministrit Rifat Latifi.

“Jam ithtar i asaj që duhet ta presim një qëndrim zyrtar të qeverisë sa i përket kësaj çështjeje. Duhet të na bëhen zyrtarisht arsyet e dorëheqjes”, tha ai në “Debat Plus” të RTV Dukagjinit.

Deputeti Abrashi e ka komentuar edhe kërkesën e deputetit Burim Meta, i cili pas dorëheqjes së Latifit, ka thënë se ky post duhet t’i takojë Partisë Guxo.


“Respekt për kolegun tonë, por si LVV për ne nuk është i rëndësishëm emri e mbiemri apo nominimi i personit nga ndonjë subjekt i caktuar, por përmbushja e premtimeve tona elektorale që i kemi pasur për sektorin e shëndetësisë”, deklaroi Abrashi.

Ndërsa deputeti tjetër Adnan Rrustemi ka thënë se është në përgjegjësi të kryeministrit zëvendësimi i ministrit të Shëndetësisë.

“Por thelbi i programit tonë është përmbushje e premtimeve elektorale dhe në fund të fundit funksionalizimi, njëherë e përgjithmonë i sistemit tonë të shëndetësisë që natyrisht është ndër sektorët më të rrënuar përgjatë viteve në Kosovë”, deklaroi ndër të tjera Adnan Rrustemi.

Menjëherë, pas dorëheqjes së ministrit Latifi, deputeti i Partisë Guxo, Burim Meta, përmes një postim i në Facebook, duke thënë se nuk ka më kohë për eksperimente në shëndetësi.

“Edhe sa ministra të shëndetësisë duhet të ndërrohen, që ky pozicion në fund t’i takoj GUXO-s”, ka shkruar Meta./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori