Kërkohet që numri 10-të te Barcelona mos të pensionohet, përkundër largimit të Messit

Ronald de Boer ka këmbëngulur se fanella me numrin 10 te Barcelonës “duhet të qëndrojë” pas largimit emocional të Lionel Messit nga Camp Nou.
Argjentinasi, i cili erdhi përmes akademisë së famshme të katalunasve, La Masia, fillimisht veshi fanellën me numrin 30 në klubin spanjoll në sezonin 2004-05.
Superylli argjentinas 34-vjeçar mbajti fanellën numër 30 për edicionin 2005-2006 para se të vishte fanellën me numrin 19 për dy sezonet e ardhshme.
Messi trashëgoi fanellën numër 10 nga sezoni 2008-09 pasi legjenda e Brazilit, Ronaldinho përfundoi kalimin e tij te Milani.
Fituesi i gjashtë herë i Topit të Artë ishte i përlotur gjatë konferencës së tij të lamtumirës për shtyp të Barcelonës të Dielën, përpara një lëvizjeje të raportuar në Paris Saint-Germain.
Tifozët i kanë bërë thirrje klubit të La Ligës që të tërheqë fanellën numër 10 pas largimit të Messit, me numrin e fanellës aktualisht që nuk është në posedimin e askujt përpara sezonit të ri.
Legjenda e Ajaxit, De Boer tani ka pohuar se fanella me numrin 10 te Barcelona nuk duhet të tërhiqet, duke thënë se ai e mban mend Messin më shumë për aftësitë e tij sesa fanellën e tij.
51-vjeçari holandez shtoi se Barcelona duhet t’ia japë fanellën një të riu që ka aspiratat për t’u bërë “aq i mirë sa Messi”.
Duke folur për talkSPORT, De Boer tha: “Ne e kishim atë me Johan Cruyff, numrin 14 [në Ajax], natyrisht”.
“Në një mënyrë ose tjetrën, jo, gjithmonë duhet të ëndërrosh të jesh po aq i mirë sa Messi. Unë mendoj se numri 10 duhet të qëndrojë gjallë, për të mos thënë, mirë ne do ta vendosim diku dhe askush nuk do ta prekë atë”.
“Dua të them, Messi është Messi. Nëse mendoj për Messin, ka të bëjë me aftësitë e tij në futboll, pra jo me fanellën e tij. Mundohuni t’ia jepni një të riu që dëshiron të jetë po aq i mirë sa Messi”, ka shtuar ai më tej.
Messi ka marrë një ofertë zyrtare dyvjeçare nga PSG dhe pritet të nënshkruajë për skuadrën e Ligue 1 këtë javë.
Legjenda e Barcelonës konfirmoi të dielën se ishte një “mundësi” e vërtetë që ai mund të nënshkruante për klubin me bazë në Paris. /Telegrafi/
🔟 “The number 10 must stay alive.”
💫 “If I think about Messi, it’s about his football skills not his shirt.”
🙏 “Give the #10 to a youngster who wants to be just as good as Messi.”
Ronald de Boer says Barcelona should not retire the number 10 shirt. pic.twitter.com/4JEYQNSvyB
— talkSPORT (@talkSPORT) August 9, 2021
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t’u dhënë fund debateve

“Real Madridi nuk ndihmohet nga gjyqtarët” – Courtois mesazh Simeones, thotë se vazhdimisht “qanë” dhe luan viktimën

Tifozët thonë se Arne Slot thumboi pronarët e Liverpoolit pas eliminimit nga PSG

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Tifozët thonë se Arne Slot thumboi pronarët e Liverpoolit pas eliminimit nga PSG

Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës