LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet paraburgim për policin që dëmtoi kamerat e laboratorit të drogës në Zveçan

Kërkohet paraburgim për policin që dëmtoi kamerat e laboratorit të drogës në Zveçan
Foto: Arkiv

Prokuroria Themelore në Mitrovicë  – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për të dyshuarin A.R., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar“, “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare“ si dhe  “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.

“Sipas fakteve dhe provave të siguruara, ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari A.R., si person zyrtar – polic i Njësisë për Reagim të Shpejtë, derisa ka qenë në detyrë të sigurimit të vendit të ngjarjes në objektin biznesor në fshatin Izvor – komuna e Zveçanit me pronar i dyshuari S.N., i ka dëmtuar kamerat e sigurisë që kanë qenë të vendosura në objektin ku është kryer kontrollimi dhe është gjetur laboratori për prodhimin e substancave narkotike si dhe janë gjetur 10 mijë bimë narkotike të llojit marihuanë”, thuhet në njoftim.

Arrestohet një zyrtar policor në veri - dëmtoi incizimet e laboratorit të drogës në Izvor të Zveçanit
Lexo po ashtu Arrestohet një zyrtar policor në veri - dëmtoi incizimet e laboratorit të drogës në Izvor të Zveçanit

Me veprimet e tija, i dyshuari A.R., ka kryer veprat e lartë cekura penale. I dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.


Seanca për caktimin e paraburgimit pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Mitrovicë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?

Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?

Lajme
Sulmohet fizikisht një mjek në Klinikën Infektive

Sulmohet fizikisht një mjek në Klinikën Infektive

Kronika e Zezë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Kalo në kategori