LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet paraburgim për gruan që tentoi të vriste me thikë burrin e saj në Ferizaj

Kërkohet paraburgim për gruan që tentoi të vriste me thikë burrin e saj në Ferizaj
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në Institucionin e kujdesit shëndetësor ndaj të pandehurës Q.B., e cila me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja në tentativë”.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i arsyeshëm se e pandehura Q.B., me datë 07 Shkurt 2022, në Ferizaj, përkatësisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, me dashje ka tentuar që ta privoj nga jeta tani të dëmtuarin, bashkëshortin e saj B.K.

“E pandehura e sulmon me një mjet të përshtatshëm për shkaktimin e lëndimit të rëndë trupor- thikë, duke e goditur një herë në pjesën e qafës, ku si pasojë të dëmtuarit i shkaktohen lëndime trupore, për shkak të të cilave detyrohet të kërkoj ndihmën mjekësore fillimisht në Qendrën Emergjente në Ferizaj e më pas edhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, me të cilën ka kryer veprën penale “Vrasja në tentativë” nga neni 172 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Drejtësi
Kalo në kategori