Kërkohet ndalimi i “Tik Tok” në Maqedoninë e Veriut, Zajkova: Në vend që të komentojmë, të veprojmë

163:"KYIV, UKRAINE-JANUARY, 2020: Tiktok on Smart Phone Screen. Young Girl Pointing or Texting Mobile Phone During a Pandemic Self-Isolation and Coronavirus Prevention. 30:"tashatuvango - stock.adobe.com
Kryetarja e PLD-së, njëherë edhe deputete e Kuvendit, Monika Zajkova kërkon ndalimin e rrejtit social “Tik-Tok” dhe rrjeteve tjera që sipas saj, nxisin dhunë.
“Në vend që të rrijmë të tronditur dhe në heshtje të pikëlluar dhe të komentojmë në rrjetet sociale, me kohtë të reagojmë dhe veprojmë me masa dhe veprime konkrete parandaluese”, theksoi Zajkova në Kongresin e 16-të të Rinisë Liberal Demokratike.
Zajkova shton se Partia Liberal Demokratike ka një sërë propozimesh që do t’i paraqesë në Qeveri.
“Është veçanërisht e nevojshme të ndalohet “Tik-Tok” si dhe rrjetet e tjera sociale që nxisin dhunën, sepse në vendin tonë kemi qenë dëshmitarë të viktimave nga përdorimi i këtyre rrjeteve”, thotë Zajkova.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals











































