LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet 1 vit burg për ish-ministrin e Arsimit

Kërkohet 1 vit burg për ish-ministrin e Arsimit

Prokuroria e Përgjithshme në Shqipëri, ka kërkuar këtë të enjte dënimin me 1 vit burg për ish-ministrin e Arsimit, Myqerem Tafaj.

Tafaj, ish-anëtar i kabinetit “Berisha”, akuzohet për shpërdorim detyre dhe sipas akuzës, dëmi i shkaktuar nga veprimet e tij arrin në 1 milion euro.

Kolegji penal i Gjykatës së Lartë, pasi është tërhequr për të konsultuar pretencën, ka komunikuar në fund të mbledhjes se vendimi përfundimtar do të shpallet më 14 prill.


Ndërkohë, avokatja e ish-ministrit ka kërkuar shpalljen të pafajshëm të klientit të saj, me argumentin se veprimet e kryera prej tij nuk përbëjnë vepër penale.

Konkretisht, Tafaj akuzohet se ka akredituar universitete në shkelje me ligjin, ndaj dhe ishte dërguar për gjykim në Gjykatën e Lartë që prej tetorit të vitit 2015.

Në njoftimin e atëhershëm të Prokurorisë së Përgjithshme u tha se, Tafaj kishte vendosur hapjen e programeve mësimore të një shkolle të lartë private në kundërshtim me atë që kishte vendosur Këshilli i Akreditimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës në ndarjen e mandateve

Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës në ndarjen e mandateve

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme
Kalo në kategori