Paris Saint Germain po mundohen me çdo kusht ta mbajnë Kylian Mbappen në skuadër.

Por kampionët në fuqi të Francës janë duke hasur në vështirësi, pasi lojtari dëshiron kalimin në Santiago Bernabeu te Real Madridi.


Kësisoj parisienët janë në një situatë shumë të vështirë duke parë edhe krizën e coronavirus dhe rënien e çmimit të futbollistit.

Kontrata e Mbappes me kryeqytetasit francez skadon në verën e vitit 2022 dhe sulmuesi ka refuzuar kontratën e re.

ECRCsCKW4AUcnVl

PSG po mundohet të fitojë sa më shumë nga shitja e Mbappes të cilin e vlerëson mbi 200 milionë euro.

L’Equipe ka raportuar se drejtori sportiv i PSG-së, braziliani Leonardo është gati ta shkëmbejë Mbappen me futbollistë të Real Madridit.

real courtois s est troue a paris mais il plaide non coupable courtois 7264829

PSG i ka bërë kërkesë Los Blancos që në këmbim të Mbappes të ofrojnë tre futbollistë, portierin Thiabut Courtois, mbrojtësin Raphael Varane si dhe sulmuesin brazilian Vinicius Junior.

Vlera e të tre futbollistëve besohet se kalon shumën e 200 milionë eurove që PSG po kërkon për Mbappen.

Nga ana tjetër vështirë të besohet se Real Madrid do ta pranojë një shkëmbim të tillë, duke pasur parasysh që të tre lojtarët janë pjesë e rëndësishme e Los Blancos.

0 MAIN Kylian Mbappe drops Real Madrid hint 1

Ditë më parë mediat spanjolle kishin raportuar se Reali është gati të sakrifikojë vetëm brazilianin Vinicius Jr për Mbappen, por që do t’i ofronte Parisit edhe një shumë prej 100 milionë eurove. /Telegrafi/

telegrafi sport app