Kërcënohet kryetari i Gjykatës në Suharekë

Kryetari i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Dega në Suharekë, ka raportuar se është kanosur nga një person i dyshuar.
Kanosja kryetarit të Gjykatës – Dega në Suharekë i ka ardhur përmes rrjetit social.
Policia njofton se rasti është raportuar gjatë ditës së djeshme, ndërsa kanosja thuhet se ka ndodhur më 8 shkurt.
Po ashtu, në raportin e saj të përditshëm Policia njofton se nuk raportohet për të arrestuar.
Këtë rast, Policia po e trajton si kanosje ndaj personit zyrtar.
Nga
Telegrafi
11/02/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































