Kanuni, i kodifikuar si kanuni i Lekë Dukagjinit, përpos se është një perlë në letërsinë e shkruar, tash është rikthyer si një normë që pretendon të mbivendos rregullat e asaj kohe duke sfiduar ligjet e shtetit.
Arben Komani
Ky kod, i njohur edhe si Kanuni i Lekës apo kanuni i Malësisë, sipas studiueses Edith Durham zbatohej që nga koha e bronzit, por i kodifikuar është zbatuar si sistem paralel kundrejt rregullave të Perandorisë Osmane, sidomos në viset veriore të Shqipërisë.
Është shqetësuese që tash abuzohet me Kanunin duke u përpjekur për ta zbatuar atë në disa fusha të caktuara, si normë apo traditë. Aktualizimi i saj ndodh pikërisht në disa segmente, të cilat përbëjnë rrezik për jetët e njerëzve.
Kanuni, që kishte përcaktuar sjelljet brenda një komuniteti, përkatësisht atij të Malësisë së Madhe, Shkodrës, Dukagjinit, Pukës, Mirditës dhe Malësisë së Gjakovës është kodifikuar, përmbledhur me saktësi dhe përshkruar nga At Shtjefen Gjeçovi, së cilës i referohemi në këtë shkrim, dhe përbën referencën më kredibile.
Andaj, çdo përpjekje për ta shpjeguar dhe interpretuar sipas dëshirës, para së gjithash, përbën jo vetëm përligjje të dukurive të këqija të cilat ishin të dënueshme me Kanun, por edhe shkelje të vetë Kanunit.
Kjo ndërhyrje jokompetente, përveç se shtrembëron të vërtetën dhe historinë e së të drejtës brenda shqiptarëve, duke shkaktuar konflikt në mes së drejtës Kushtetuese të vendit dhe traditave, natyrisht se është edhe një sulm mbi letërsinë dhe historinë.
Kanuni i Lekë Dukagjinit në mënyrë taksative nuk parasheh gjuajtjen me armë në ahengje, përdorimin e alkoolit në Kuvendet apo takimet e Pleqve. Nëse nga shkrepja e armëve është lënduar dikush apo vrarë gjatë këtyre takimeve, kjo ka qenë një vepër absolutisht e ndëshkueshme me Kanun.
Madje edhe kanosja me armë dhe shkrepja e saj në këto takime, ka qenë e dënueshme me masat më të rrepta që i parasheh Kanuni [Fq. 101, neni 149/1125]. Me të njëjtën masë ndëshkohej edhe ai që i sillte dikujt armën në atë Kuvend.
Mbajtja e armës, përdorimi dhe mirëmbajtja e saj është mjaft mirë e normuar, sigurisht në korrelacion me kohen dhe rrethanat në kohën e Kanunit. Lëndimi i të pafajshmëve nga përdorimi i armës, me dashje apo edhe nga pakujdesia ka qenë i dënuar, por Kanuni parashihte edhe rrugët e pajtimit, por gjithsesi ishin akte të gjykueshme.
Përdorimi i armëve në ahengje dhe dasma sot e interpretojnë si të drejt kanunore dhe traditë. Kjo është e pavërtetë. Rastet e përdorimit të armëve janë të kodifikuar në kohën, vendin dhe rrethanat e caktuara sipas Kanunit. Shkrepja e armëve duhej bëhej për qëllime ceremoniale. Arma është përdorur, por vetëm në kushtet e parapara dhe në vendet e caktuara, dhe krejt kjo si gjuajtje ceremoniale apo alarmuese. Kur në një familje ka lind një djalë, kur ka rënë një zjarr apo është afruar ndonjë rrezik për komunitetin, atëherë është shtënë me armë, pra me një arsye të caktuar.
Ndërsa shkrepjet krejt spontanisht në ahengje dhe dasma nuk kanë qenë të lejuara. Mirëmbajtjes së armës, derisa personat që mbanin armë ishin brenda në objekte ose në ndonjë log, i është kushtuar një rëndësi e veçantë, duke mos lejuar mbajtjen e armës afër vetit, që nënkupton se nuk kishte të drejt dhe mundësi të përdorimit.
Kur miku pritej te dera e shtëpisë, i urohej mirëseardhje, i merrej arma dhe pastaj udhëzohej për të hyrë në shtëpi [Fq. 65, neni 96/605], sipas Kanunit te Lekë Dukagjinit. Marrja e armës ishte një nderim në fakt, pasi që atij i garantohej siguria nga i zoti i shtëpisë, por që njëkohësisht nëse ai mund të kishte ndonjë qëllim të keq apo mundësi për të bërë keq, armën e kishte larg vetes, dhe nuk mund ta përdorte.
Arma, do të duhej të ishte e garantuar mirë, në vendin e saj përkatës. Për shkak të dëmtimit eventual të vendmbajtjes, nëse arma ka rënë dhe ka shkrepur, atëherë pronari i shtëpisë, ka qenë përgjegjës për lëndimin apo vrasjen e ndokujt.
Por, nëse këputej rripi i armës, dhe shkaktohet e njëjta tragjedi, atëherë përgjegjës mbetej pronari i armës. Pra, çdo shkrepje e armës që ka vrarë apo lënduar dikën, ka bartur përgjegjësi dhe ndëshkim. Pra, Kanuni i ka kushtuar shumë rëndësi jetës së dikujt, qoftë ai i vrarë apo lënduar nga pakujdesia.
Dasmoret e kishin të ndaluar shkrepjen e armeve në një distancë të caktuar nga shtëpia e nuses. Vetëm një plumb i shkrepur lejohej për dasmoret para se të hynin në dasmë dhe pasi të dilnin. Kjo vetëm për krushqit si njëra kategori e dasmorëve, por jo të ftuarve të tjerë. Krushqit ishin pjesëtaret e familjes. Ndërsa me tu kthyer në shtëpinë e dhëndrit, pra të zotit të shtëpisë, në mënyrë ceremoniale, është shtënë me armë vetëm 3 herë, nga vetëm një armë dhe nga një largësi prej rreth 100 apo me shumë metrash, në krye të rrugës. Këto të shtëna ishin për të lajmëruar dhëndrin se i sjellin nusen, duke e thirrur atë me emër, për tu përgjigjur ai dhe mirëpritur nusen.
Qysh në vitin 1894, pra 130 vite më parë, me qëllim që të parandaloheshin gjuajtjet me arme në dasma dhe ahengje, edhe pse ishin të rralla, janë kodifikuar ndëshkime me gjobë nga Kanuni. Kushdo që gjuante me armë, në aheng ose në dasmë, qoftë ai mik apo edhe vetë i zoti i shtëpisë dënimi ka qenë 500 grosh dhe pesë krerë të dashit. Një gjobë kjo e konsiderueshme dhe e barasvlershme, apo edhe më e lartë se sa e parasheh Kodi Penal dhe që e praktikojnë gjyqtarët sot për të njëjtat raste. Çdo gjuajtje me armë e cila ka lënduar dikë apo vrarë, qoftë edhe nga pakujdesia, ka qenë e ndëshkueshme. Pra, janë plot pesë gjenerata para nesh, ku gjejmë shembuj dhe akte të shkruara që na tregojnë se kushdo ka gjuajtur me armë në ahengje dhe dasma është ndëshkuar, dhe nëse ka lënduar dhe vrarë, masat kanë qenë shumë më të rrepta.
Glorifikimi i gabuar i Kanunit nga zyrtarët shtetërorë, përpos se është një sfidë që i behët ligjeve të shtetit, përbën edhe një kërcënim dhe thirrje për paralelizëm sistemesh të drejtësisë. Në këto rrethana jo vetëm se krijohet huti dhe lajthitje për institucionet e drejtësisë, por përbën një hendikep të madh për fuqinë e vendimmarrjes së tyre. Ndërsa edhe më e frikshme bëhet situata atëherë kur kjo qasje udhëhiqet nga ata që janë të thirrur të mbrojnë dhe fuqizojnë ligjet e shtetit dhe zbatimin e tyre.
Nuk është vetëm çështja e përdorimit të armëve që keqinterpretohet apo abuzohet, si veprime kanunore. Ka shume trendë të jashtëligjshme që zyrtarë apo figura të caktuara marrin përsipër, me pretendimin që ato janë tradita dhe akte Kanunore. Në fakt, ato as që i njeh Kanuni dhe nuk kanë qenë të zbatuara ndonjëherë. /Veritas/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?