Grimes ka zbuluar së është infektuar me coronavirus.

Këngëtarja dhe tekstshkruesja, emri i vërtetë i së cilës është Claire Elise Boucher, të premten bëri një postim në InstaStory, me anë të të cilit tregoi se qëndron në mesin e shumë njerëzve në të gjithë vendin që kanë rezultuar pozitivë për virusin.


“Më në fund kam kontraktuar COVID-19”, shkroi ajo përmes Yahoo Entertainment.

6e0ddcf0 1b09 11eb bdff f69784783b82 Grimes (Foto: Getty Images)

Postimi erdhi gjithashtu me një rekomandim për këngën e SZA, "Good Days”.

32 vjeçarja nuk sqaroi nëse partneri i saj, CEO i SpaceX, Elon Musk, ose fëmija i tyre tetë muajsh kanë rezultuar pozitivë gjithashtu.

Sidoqoftë, është vënë në dukje se Musk shkroi në Twitter në nëntor se ai besonte në kohën kur tashmë ishte prekur nga virusi por po përjetonte vetëm simptoma të ngjashme me atë të një ftohjeje.

grimes elon Grimes dhe Elon Musk (Foto: Getty Images)

Në maj, çifti mirëpritën së bashku fëmijën e tyre të parë, të cilin e quajtën X Æ A-XII. Që atëherë ata i janë referuar fëmijës si X. /Telegrafi/