Frontmeni i “Iron Maiden”, Bruce Dickinson, është duke vuajtur nga kanceri në gjuhë.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të bendit legjendar thuhet se këngëtari ishte diagnostikuar me kancer në fund të dhjetorit kur kishte shkuar për një kontroll rutinë te mjeku.


Ai i është nënshtruar një terapie shtatë javore me kimioterapi dhe rrezatim, e cila tashmë është kompletuar.

“Meqenëse tumori është zbuluar në fazat e hershme, fatmirësisht prognoza është shumë e mirë”, thuhet në njoftim dhe sqarohet se ekipi mjekësor pret që shërimi i tij i plotë të ndodhë deri në muajin maj.

“Bruce po ia del shumë mirë duke pasur parasysh rrethanat dhe i gjithë e ekipi është shumë pozitiv”, thuhet më tej. /Telegrafi/