LAJMI I FUNDIT:

Këngëtaret shqiptare që u bënë nëna për herë të parë gjatë vitit 2017 (Foto)

Këngëtaret shqiptare që u bënë nëna për herë të parë gjatë vitit 2017 (Foto)

Viti 2017 ishte një tjetër vit i suksesshëm për këngëtarët e estradës.

Më shumë se kurrë gjatë këtij viti pati martesa të yjeve të famshëm, gjersa nuk munguan edhe ardhjet në jetë të fëmijëve, kjo ngase shumë prej femrave të estradës, gjatë këtij viti shijuan për herë të parë ndjenjën e të bërit nënë.

Telegrafi ju sjell një përmbledhje të veçantë me këngëtaret shqiptare, të cilat gjatë këtij viti u bënë nëna për herë të parë.


Adelina Ismaili

Imazhi që Adelina kishte ndarë me fansat pas momentit kur ishte bërë nënë për herë të parë

Data: 17.04.2017
Lindi në: Zvicër

Këngëtarja madhe, Adelina Ismaili, e shquar si diva e estradës shqiptare, në prill të vitit 2017, u bë nënë për herë të parë. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Val Krasniqi, u bënë prindër të një djali, të cilin e pagëzuan me emrin Uliks.

Uliks është një emër që vjen nga mitologjia greke. Kuptimet e këtij emri janë të shumta, por ai më i zakonshmi është “dashuri e përjetshme”.

Ryva Kajtazi

Data: 11.04.2017
Lindi në: Prishtinë

Këngëtarja shumë dashur për publikun, Ryva Kajtazi, vitin 2017 e kujton si një nga vitet më të veçantë të jetës së saj, kjo pasi pikërisht në këtë vit, Ryva provoi për herë të parë ndjenjën e të bërit nënë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj Fidani, u gëzuan me një vajzë, të cilën vendosën ta pagëzojnë me emrin Dorela, emër ky i cili ngërthen në vete tri nota muzikore (Do-Re-La).

Altuna Sejdi – Tuna

Data: 02.05.2017
Lindi në: Shkup

Edhe këngëtarja shkupjane, Altuna Sejdi- Tuna, në vitin 2017 është bërë nënë për herë të parë. Pas një dedikimi magjik që i kishte bërë më të ëmblit të saj, sa e kishte në bark, me këngën “Duam”, të cilën e interpretoi në Kënga Magjike, Tuna u bë nënë në maj të vitit 2017.

Megjithëse siç kishte treguar vet këngëtarja, procesi i lindjes kishte shkuar me komplikime të gjata, dhe kishte zgjatur mbi tetë orë, Tuna harroi gjithçka kur në duar kishte tashmë më të voglin e saj, djalin të cilin e pagëzoi me emrin Tian.

Tian, një emër i shkurtër dhe i thjeshtë, zanafillën e ka nga Kina e lashtë. Në gjuhën kineze fluturimi ose lundrimi kozmik quhet “hang tian”, që ka kuptimin ‘fluturim ose lundrim në qiell’. Kinezët kanë një lidhje mistike, në të vërtetë me qiellin, ndaj Tian për ta është gjithҫka që lidhet me hapësirën qiellore dhe me fuqinë e mbinatyrshme. Në gjuhën dhe kulturën kineze Tian ka dy kuptime kryesore: Në kuptimin më të ngushtë e të parë të fjalës, Tian (qiell) është një hapësirë e kaltër me diell, hënë, yje, re e gjithҫka tjetër që përmban nocioni natyror. Nga ky kuptim i parë, kanë lindur më tej edhe emra të tjerë në kinezisht.

Leonora Poloska

Data: 15.08.2017
Lindi në: Prishtinë

Këngëtarja nga Maqedonia, e cila është e martuar në Kosovë me kompozitorin Andin Randrobrava, përgjatë një viti përjetoi dy gëzime: atë të martesës, dhe marrjes së titullit nënë për herë të parë.

Leonora dhe Andini u bënë prindër të një vajze, të cilën vendosën ta quajnë Andora.

Andora, përveç kuptimit që ka me emrin e shtetit të vogël që gjendet në jug të Francës dhe Lindje të Spanjës,Andora është edhe bashkim i tri shkronjave të para të secilit emër të çiftit: And (Andin) dhe Ora (Nora, ose Leonora).

Këto ishin sa i përket emrave të njohur që këtë vit u bënë nëna për herë të parë, teksa janë edhe shumë këngëtare të tjera, të cilat presin që të bëhen nëna në vitin 2018, ku ndër to mund të përmendim: Zaimina Vasjari, Arta Bajrami, Amarda Toska etj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Magazina
Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

Magazina

"Gjesti mund të bëhet Donald Veshaj, por ti nuk bëhesh dot Bora Zemani" – Ronaldo Sharka sulmon Xhenetën në një debat të ashpër

Magazina
Kendrick interpretoi diss-in kundrejt Drake në Super Bowl - në atë moment doli në skenë edhe Serena, e cila thuhet se ka qenë në lidhje me të

Kendrick interpretoi diss-in kundrejt Drake në Super Bowl - në atë moment doli në skenë edhe Serena, e cila thuhet se ka qenë në lidhje me të

Magazina
Egla Ceno: Nuk e shoh Gjestin fitues

Egla Ceno: Nuk e shoh Gjestin fitues

Magazina
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Magazina
Kalo në kategori