KTV njofton se për kategorinë “Best Female”, nga këngëtaret kosovare janë të nominuara: Jehona Sopi, Eliza Hoxha, Nora Istrefi dhe Dafina Zeqiri.

Për çmimin “Best Video” konkurrojnë: Jehona Sopi, Eliza Hoxha, grupi “Troja” dhe Shpat Deda.

Në kategorinë ““Best Song” është e nominuar kënga pretendente për ta fituar festivalin, “Kur u ndamë” në interpretim të Gilit dhe Enis Potokut, Andos dhe Xuxi me këngën “Free Spirit”, si edhe kënga e Jehona Sopit, “A do të plakemi bashkë”.

Eliza Hoxha është e nominuar edhe në kategorinë “Best Dance”, ku konkurron edhe këngëtarja tjetër kosovare, Blerina Kastrati.

Dafina Zeqiri dhe Shkenda janë pretendente për çmimin e këngës më të mirë R&B, derisa Shpat Deda është sërish i nominuar për kategorinë “Best Pop-Rock”.

Grupet: “Gillespe”, “NRG BAND”, “Kthjellu” dhe “Garazhat e Bardha” konkurrojnë për çmimin “Best Group”.

Në kategorinë “Best Interpret” janë të nominuara Malda Susuri dhe Flaka Krelani, për “Best Hip-Hop”, reperi F-Kay. derisa këngëtarja e re Fortesa Hoti është e nominuar në kategorinë “Best New Artist”.