Këngëtarët e 'Eurovision 2020' interpretojnë drejtpërdrejt nga shtëpitë e tyre

Festivali Eurovision për herë të parë është mbajtur në një mënyrë më ndryshe se sa herëve të tjera.
Organizatorët e këtij festivali kanë vendosur që edicioni i vitit 2020 të mbahet në mënyrë të drejtpërdrejt, ku këngëtarët mund të interpretojnë këngët nga shtëpitë e tyre.
Të gjithë konkurrentët e Eurovisionit kanë dërguar klipet e këngëve dhe kjo ngjarje transmetohet edhe nga ekranet shqiptare.
Shqipërinë e përfaqëson këngëtarja shkodrane Arilena Ara, me këngën "Fall From The Sky" e cila tashmë gjendet në kanalin YouTube.
Festivali i transmetuar në ekrane televizive e rrjete sociale pritet që të bashkojë miliona shikues. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
16/05/2020
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































