Ajo ka qenë duke shijuar pushimet në një vend mjaft luksoz në Utah, së bashku me motrën e saj, Kylie Jenner.

Bëhet fjalë për modelen e njohur, Kendall Jenner, e cila së fundmi ka ofruar pamje nga linjat e saj të tonifikuara, shkruan Daily Mail.


Në një postim në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune ka theksuar edhe ngjyrën e marrë nga rrezet e diellit në disa imazhe para pasqyrës.

30622306 8511027 image m 35 1594398820490

E veshur me një bluzë të bardhë, në pjesën e poshtme ajo kishte vendosur të jetë vetëm në të brendshme, çka ka theksuar në masë të madhe të pasmet.

Kendall qëndroi disa ditë në resortin luksoz Amngiri të Utas, ku edhe shpesh ka publikuar imazhe nga momentet e lumtura që kaloi.

30622306 8511027 Fun in the sun The IMG repped beauty 24 donned just a thong and  a 37 1594398898560

Ndërkaq, përpos saj, ky destinacion ka qenë i frekuentuar edhe nga çifti i famshëm Hailey dhe Justin Bieber. /Telegrafi/