Në Lidhjen Demokratike të Kosovës s’ka përçarje, thotë nënkryetari, Lutfi Haziri. Sipas tij, pakënaqësitë e fundit të shprehura nga anëtarë të Kryesisë janë më shumë për zhurmë politike. Megjithatë, të njëjtat ai nuk i konsideron si qesharake por që duhet diskutuar në organet e brendshme të partisë.
Ai thotë se kërkesa e ish kryeministrit Avdullah Hoti për lidership të ri në LDK ka qenë e paqartë dhe që nuk është ditur se çka nënkupton.
Përkundër kësaj, Haziri është kritik edhe për zyrtarë partiak që kanë siguruar mandatin e deputetit, por që sipas tij s’kanë sjellë asnjë votë përtej LDK-së. Mirëpo, ai nuk pranoi të flasë me emra se kush janë të njëjtit.
“Më së paku ai (Avdullah Hoti) është në pozitë të bëjë deklarata qesharake. Avdullah Hoti dhe shumica prej neve në LDK sillemi dhe punojmë si të përgjegjshëm, të urtë dhe të butë në qëndrimet tona, por të palëvizshëm dhe kokëfortë në bazë të parimeve politike që i kemi. Ne përfaqësojmë vlerat tona… Kjo është zhurmë politike dhe asgjë tjetër… LDK-ja ka nevojë me u mbështet dhe ruajt politikisht si organizim politik. Ne disa prej tyre LDK-në e kemi si familje politike, sepse kemi qenë dhe jemi idealistë politikë të lidhur si kërthiza me LDK-në. Kështu që në asnjë mënyrë nuk e pranoj zhurmën politike dhe s’lejoj me u konsumuar LDK-në politikisht. Kërkesa për lidership të ri, çka nënkupton? Nëse zotëri Abdixhiku në mbledhje ka thënë se jeni të gatshëm me thirr Kuvendin, pse nuk u thirr Kuvendi? Çka nënkupton lidership i ri, kryesi e re e LDK-së, kryetari i ri LDK-së? Krejt është në rregull nëse duhet me dal. Por në këtë proces politik LDK-ja nuk pranon zhurmën politike për të na dërguar në një hendek ku janë disa që po e mbrojnë dikë dhe janë dikush që po e sulmojnë dikë”, tha Haziri.
Haziri përmend emrin e Visar Azemit, kryetar i degës së LDK-së në Ferizaj dhe i cili si figurë e re ka rritur votën e LDK-së përtej bazës elektorale.
Mirëpo, të kundërtën e thotë për disa zyrtarë partiakë që kanë fituar ulëse në Kuvendin e Kosovës dhe sipas tij mburren se kanë marrë shumë vota. Por, Haziri deklaron se të njëjtit nuk janë sjellë asnjë votë përtej bazës elektorale të LDK-së.
“Për mua shumë më e rëndësishëm dhe vlerësuar janë disa emra që në LDK kanë hyrë në listë dhe s’kanë fituar ulësen e deputetit, por ka pasur guxim dhe ka ofruar emrin e tij dhe ka kontribuar. Ai është kontribut-dhënës dhe ka krijuar mundësinë që LDK-ja të fitojë 20 ulëse sesa ata që në LDK kanë fituar ulëse me shumë numra që kanë ditur ta menaxhojnë votën e brendshme të LDK-së. Ai ose ajo ka qenë më i zoti të menaxhojë votën e brendshme të LDK-së, por asnjë votë përtej LDK-së nuk e ka prurë. Zero votë ka prurë… Ka siguruar ulëse në LDK dhe asnjë votë jashtë LDK-së nuk e ka prurë. E kam për të reja dhe të vjetra. Të rejat kanë prurë vota përtej LDK-së. Çka ka prurë Visar Azemi në LDK? Ka prurë votë përtej LDK-së. Ka ardhur për herë të parë ka dalë në krye të strukturës së LDK-së në Ferizaj dhe ai është kontribut-dhënës më i madh në LDK sesa disa që kanë marrë ulëse në mënyrën dhe formën që ka ditur të menaxhojë, ka pasur kontakte dhe lidhje dhe ka menaxhuar votën e LDK-së. Madje, thotë kam marrë vota shumë. Çfarë vote, shumë? Hajde, i pjesëtojmë me dhjetë dhe shihe sa dalin. Ajo votë e brendshme të LDK-së dhe i atribuohet liderit të LDK-së”, shton ai.
Duke komentuar rezultatin zgjedhor të 9 shkurtit, ku LDK-ja u rendit si partia e tretë, ai thotë se s’ka pritjet politike kanë qenë më të larta, megjithatë do të respektojnë të njëjtin.
“Ne kemi punuar, s’është që ka pasur pritje politike. Ne kemi punuar për rezultat më të mirë dhe mbështetje më të madhe qytetare. Angazhimi jonë ka qenë i pandalshëm, programi jonë ka qenë i punuar nga ekipe të mira dhe emra të njerëzve që kanë autorësi brenda dhe përtej Kosovës”, deklaron Haziri.
Në anën tjetër, sa i përket akuzave të LVV-së se LDK-ja ka manipuluar votat me postë nga diaspora, Haziri thotë se një gjë të tillë e kanë rrëzuar PZAP-i dhe Gjykata Supreme.
Mirëpo, Haziri thotë se ajo çka ka ndodhur në votat me postë nuk është e mirë dhe se organet e drejtësisë duhet ta zbardhin në tërësi këtë proces.
“Ndryshimi kozmetik sado që ka ndodhur në këtë ligjin e fundit ka krijuar mundësi për t’u dëmtuar vota, pasi është prekur vota. Shiko vonesat, shiko formula e re zgjedhore çka ka shkaktuar dhe shiko votën e mërgatës… Partia e parë po e akuzon partitë e dytë në mërgatë. Ne s’kemi drejt, me u rritë a? Pse ne kemi marr vota më shumë kanë ndërtuar mekanizëm të ankesës kundër neve. Ajo që ka ndodhur nuk është e mirë dhe nuk mund të themi se është e mirë. Vota në ambasada dhe vota me postë nuk është e sigurt, nuk është ruajtur dhe nuk është garantuar. Duhet parë deri në fund çka ka ndodhur. Organet e shtetit nuk duhet lejuar të kalojë kjo. Duhet përfunduar hetimi dhe të zbardhet ky proces…Kjo s’ka të bëjë me LDK-në. Për LDK-në nuk njihet kjo kulturë dhe është e papranueshme dhe dënueshme kjo mënyrë. Kërkoj që të zbardhet ky rast”, përfundon Haziri.
Kujtojmë, LDK në zgjedhjet e 9 shkurtit doli parti e tretë dhe Lumir Abdixhiku tha se nuk do të jep dorëheqje. Pas zgjedhjeve, ish-kryeministri Avdullah Hoti kërkoi lidership të ri duke shprehur haptas se është i pakënaqur me rezultatin zgjedhor, shkruan KosovaPress.
“LDK-ja ka nevojë për një lidership me qasje ekipore, që është gjithëpërfshirës, me orientime të qarta politike të qendrës së djathtë, që mbledh rreth vetes profesionistë dhe e rikthen LDK-në në epiqendrën e profesionistëve më të mirë të Kosovës, siç ka qenë LDK-ja,” kishte shkruar Hoti në Facebook.
Ai ka theksuar se personalizimi i fushatës zgjedhore, përbërja e listës, renditja e kandidatëve në listë, paraqitja dhe favorizimi medial i një liste të ngushtë të kandidatëve të LDK-së, si dhe çështje të tjera para dhe gjatë fushatës, kanë dëmtuar kohezionin e brendshëm partiak, me gjithë përpjekjet e të gjithë neve për t’i tejkaluar ato pakënaqësi.
“Votimi disproporcional në diasporë e ka rënduar dhe cenuar më tutje atmosferën kolegiale dhe bashkëpunuese brenda LDK-së. LDK-ja ka nevojë për një lidership ekipor që i fashit përçarjet, që tregon kujdes ndaj të gjithë aktivistëve, të rinj e të vjetër, që i bën bashkë të gjitha copat e LDK-së në të katër anët e vendit dhe në diasporë,” ka theksuar anëtari i kryesisë së LDK-së.
Ndërsa, nënkryetarja e LDK-së Doarsa Kica-Xhelili e ka quajtur “kërkesë qesharake” deklarimin e Hotit për ndërrimin e lidershipit të partisë duke thënë se strukturat e LDK-së i kanë dhënë dhe i japin mbështetje të plotë Abdixhikut si kryetar i partisë./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Shtrenjtimi i rrymës, së shpejti padia ndaj ZRrE-së

Tahiri jep detaje nga dialogu: I bërtita Vuçiqit “të paska ra malli për NATO-n”, përfundoi në spital nga tensioni

Presidenti i Sierra Leones demanton Serbinë për “ç’njohje”, thotë se do të forcojnë lidhjet me Kosovën

Prokuroria zvicerane me detaje për tragjedinë e çiftit nga Kosova: Autori fillimisht ishte përballur me pronaren e shtëpisë

Tentoi të arratisej dy herë me helikopter: Alket Rizai kërkesë gjykatës për t’u liruar nga burgu, dy herë i dënuar me burgim të përjetshëm

Arrestohet një person për shtytje në vetëvrasje, lidhur me vdekjen e dyshimtë në Lakrishtë

Kërkohet burgimi i babait e gjyshes në Berat, detyruan djalin të postojë video banale

Hetimet për Koçanin, Ambasadori Kuqi: Policia ka bastisur shtëpinë time në Shkup, unë nuk kam asgjë për të fshehur

Pikë-kalim i përbashkët kufitar Hani i Elezit - Bllacë, Kurti: Është më shumë se infrastrukturë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Tragjedia e familjes nga Malisheva, detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në Zvicër që la katër fëmijë jetim

Katër ditë para seancës, LVV në kërkim të numrave - mungojnë dy vota për qeverinë e re

Trump kishte pesë qëllime me tarifat - a ka arritur ndonjë prej tyre?

"Turqia është e gatshme të marrë përgjegjësinë për sigurinë evropiane", deklaron Erdogan

Salah mbajti një orë jashtëzakonisht të rrallë gjatë nënshkrimit të kontratës së re – ajo mund të blihet vetëm në disa vende

Projekt-rezoluta amerikane: Të ndalet pandëshkueshmëria e krimeve seksuale nga forcat serbe