LAJMI I FUNDIT:

“Kemi biseda të rregullta”, Tuchel konfirmon interesimin e Chelseat për Haalandin

“Kemi biseda të rregullta”, Tuchel konfirmon interesimin e Chelseat për Haalandin

Thomas Tuchel ka konfirmuar se Chelsea është i interesuar për Erling Haaland teksa ka shtuar se ka biseda “të rregullta” për një transferim të mundshëm për talentin e Borussia Dortmundit.

Haaland është shfaqur si një nga emrat më të nxehtë në futbollin evropian gjatë dy viteve të fundit, duke qenë i famshëm në Red Bull Salzburg para se ta çonte lojën e tij në lartësi edhe më të mëdha në Dortmund.

Norvegjezi ka shënuar 70 gola në 69 paraqitje që kur iu bashkua Dortmundit për 20 milionë euro në janar 2020, duke tërhequr vëmendjen nga një numër i klubeve kryesore, Chelsean që thuhet se është në mesin e admiruesve të tij.


Raiola ka filluar bisedimet me klubet e mëdha për Haaland, synon ta bëjë norvegjezin më të paguarin në botë
Lexo po ashtu Raiola ka filluar bisedimet me klubet e mëdha për Haaland, synon ta bëjë norvegjezin më të paguarin në botë

Tuchel tani ka konfirmuar se Haaland iu intereson Bluve, teksa bisedimet janë të rregullat mes klubit anglez dhe përfaqësuesve të yllit norvegjez.

“Ne folëm për Erling Haaland disa herë, përfshirë gjatë afatit kalimtar të fundit. Por, atëherë u duk absolutisht joreale dhe aspak e realizueshme”, ka thënë fillimisht Tuchel për SportBild.

“Ne flasim rregullisht për të, natyrisht, sepse ai është një lojtar fantastik dhe qartë figura përcaktuese në Dortmund, i cili është një rival i madh për ne në Ligën e Kampionëve”.

Blutë përfunduan duke nënshkruar me Romelu Lukakun nga Interi, por Tuchel nuk e ka përjashtuar mundësinë e vendosjes së dy sulmuesve në fazën e sulmit.

I pyetur nëse ai mund ta shohë Haaland duke lëvizur në Stamford Bridge verën e ardhshme pavarësisht nga prania e Lukakut, ai shtoi: “Ju nënkuptoni dy në krye të sulmit me Lukaku dhe Haaland? Mund të flasim për të!”.

“Unë nuk mendoj se ne kemi qenë serioz ende për të, por le të shohim se çfarë do të ndodhë në javët e ardhshme”, përfundoi trajneri i Bluve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Kalo në kategori