Deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi ka bërë të ditur se ka filluar zbatimi në praktik i marrëveshjes për kodin telefonik të Kosovës +383 nga ana e dy aplikacioneve Viber dhe WhatsApp.
Kelmendi përmes një postimi në Facebook ka thënë se kjo ishte një punë e madhe e ndërtuar nga takimet e shumta që u zhvilluan në Bruksel dhe u kurorëzuan me rezultatin e duhur.
Kelmendi ka thënë se të gjitha këto arritje ndodhen dhe u zhvilluan nga takimet e ekspertëve teknik dhe politik të qeverisë Mustafa.
Postimi i plotë:
Filloi zbatimi praktik i Marrëveshjes për kodin telefonik +383 i Republikës së Kosovës nga ana e Viberit dhe WhatsApp-it
Nga 5 dhjetori ishim dëshmitarë të numrave të shumtë që arrinin të konfirmoheshin nga ana e operatorëve për ndryshimin e kodit telefonik +381 në kodin shtetëror të Kosovës në +383. Ishte kjo një punë e madhe e ndërtuar nga takimet e shumta që u zhvilluan në Bruksel dhe u kurorëzuan me rezultatin e duhur. Të gjitha këto arritje ndodhen dhe u zhvilluan nga takimet e ekspertëve teknik dhe politik të qeverisë Mustafa.
Nga kjo shihet se shumë skeptik të opozitës nga legjislatura e kaluar e Kuvendit, në mungesë kuptueshmërie të fakteve të shtetndërtimit dhe duke dashur që gjërat të përfundojnë me shkop magjik sollën veprime të dëmshme edhe politikisht edhe profesionalisht. Tentimi që të ndërlidhemi me kode tjera, sa për të treguar patriotizëm dhe duke dashur të tregohen se sa të papërmbajtur dhe të painformuar janë për rrjedhat politike të pavarësimit shtetëror, tashmë doli në pah.
Ky realitet pra kodi ynë (+383) e dëshmon dhe fakton logjikën tonë që e kemi shprehur parreshtur se shtetformimi nuk shkon me shkop magjik. Ka procedura, biseda dhe koncesione, duhet gjakftohtësi dhe përmbajtje deri tek rezultati i duhur pozitiv. Shembull i papërmbajtjes dhe gjakftohtësisë, apo politikës në takime, është edhe rasti Demarkacionit, i cili po na sjellë në një status të keq politik dhe po vazhdon ta izoloi Kosovën, si pasojë e atyre të cilët kundërshtuan dhunshëm, kundërshtuan joprofesionalisht, kundërshtuan duke u bazuar në ekspertizë cinike dhe tani shtrohet pyetja nga të gjithë: Si të dilet nga ky ngërç politik ? apo, siç thotë një proverb popullorë, Kafshata e mirë nuk shkon pa pak marre. E ky proverb nxjerrë edhe marre, bile një marre të madhe, dhe kjo duhet të ketë një kosto, sepse, nuk është asnjëherë i drejtë insistimi dhe këmbëngulija për një çështje pa e menduar fare, apo duke menduar me kokën e tjetrit. Kur je në pozitën e lartë dhe bie ndesh me presionet e shumta për të zgjedhur çështje, atëherë e kupton sa dhe ku ke gabuar. Nisur nga kjo krijon mekanizëm se si ta tejkalosh çështjen duke kërkuar mirëkuptim politik, apo duke thënë se insistimi im është gabim dhe tani bënë edhe që të përmirësohet.
Nisur nga këto realitete që nxora si shembuj konkret të këtyre ditëve, mendoj se është koha për përgjegjësi për të gjithë ata të cilët i penguan proceset pozitive që të zbatohen dhe penguan e dëmtuan imazhin ndërkombëtarë të vendit tonë, vetëm sa për të ardhur ne pushtet. Pas daljes së tyre para përgjegjësisë është radha të shkohet në zgjedhje në mënyrë që qytetari të vendosë dhe sanksionojë të gjithë ata liderë që penguan proceset e mëdha për të mirën e Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova