LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi: Tubimi i sotëm do të dëmtojë Vetëvendosjen dhe qytetarët

Kelmendi: Tubimi i sotëm do të dëmtojë Vetëvendosjen dhe qytetarët

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe afaristi i njohur Ramiz Kelmendi, ka kritikuar tubimin e organizuar nga Vetëvendosje.

Kelmendi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se tubimet e tilla në kushte normale e madhështojnë jetën politike në Kosovë, por sipas tij u organizuar në kohën e pa duhur.

“Tubimi i tillë do të dëmtojë qytetarin, vet Lëvizjen Vetëvendosje dhe ekonominë e vendit”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës thotë se nuk është mirë që Vetëvendosje sa ishte në qeverisje ashpërsoi masat dhe arrestoi njerëz për shkelje të masave.

“Pasi përfunduan qeverisjen ata po bëjnë të kundërtën duke shkelur masat e rekomanduara nga institucionet”.

“Kjo nuk është e mirë për Vetëvendosjen dhe liderin e tyre që t’i tregoj masës dhe qeverisë së zgjedhur se ne nuk i zbatojmë masat për të cilat vet kemi punuar”, tha ndër të tjera Ramiz Kelmendi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Kalo në kategori