Ish-deputeti dhe biznesmeni i njohur, Ramiz Kelmendi, ka thënë se pazotësia e Qeverisë në detyrë, reciprociteti i pamenduar dhe mos koordinimi me SHBA-të, mund të na kushtojnë me rreziqe në veri të shtetit.
Kelmendi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ekziston rreziku nga organizimi i ri politik në Veriun e Kosovës duke inskenuar krizat humanitare, shëndetësore dhe mungesës së artikujve themelorë.
“Serbët [në Kosovë] ia dolën të inskenojnë krizën humanitare shëndetësore për t’i lejuar hyrjen e personelit shëndetësor [nga Serbia]. Në anën tjetër institucionet tona nuk vepruan mjaftueshëm duke e ditur se edhe ajo pjesë e Kosovës ka nevojë të trajtohej në betejë me masat ndaj pandemisë globale të COVID 19”, ka shkruar Kelmendi.
Postimi i plotë i Kelmendit:
“Pazotësia e Qeverisë në detyrë, Reciprociteti i pamenduar, mos koordinimi me SHBA-të, mund të na kushtojnë me rreziqe në veri të shtetit!
Rreziku nga organizimi i ri politik në Veriun e Kosovës duke inskenuar krizat humanitare, shëndetësore dhe mungesës së artikujve themelorë.
Serbët ja dolën të inskenojnë Krizën humanitare shëndetësore për ti lejuar hyrjen e personelit shëndetësor. Në anën tjetër institucionet tona nuk vepruan mjaftueshëm duke e ditur se edhe ajo pjesë e Kosovës ka nevojë të trajtohej në betejë me masat ndaj pandemisë globale të COVID 19.
Është dashur që ajo pjesë të furnizohej me mjete adekuate për testim (të hapet qendra e marrjes së mostrave) dhe tu mundësohet qytetarëve testim i nevojshëm, e jo të lejojmë zgjidhje në rrugët ilegale (për çfarë ata janë mjeshtër) për të udhëtuar në Beograd. Mungesa e këtyre masave me kohë ka bërë që institucionet tona të Prishtinës zyrtare (për ta ruajtur edhe fytyrën për konsum të bredshëm) të japin leje për ndërhyrje të personelit mjekësorë, sigurisht edhe me presion ndërkombëtarë. Por këtu së pari kem të bëjmë me pazotësi të krerëve tonë institucional. Minimalisht, në momentin që është parë padëgjueshmëria serbe në atë pjesë, ose është dahur veprim shtetëror ose ministrat në detyrë Vitia dhe Sveçla ti bëjnë thirrje legjitime mjekëve serb që të ndihmojnë në trajtim paceintësh në atë pjesë. Pse e them këtë… Po, sepse, kjo e dyta ndodhi, fatkeqësisht, por as pa u pyetur fare Prishtina zyrtare
Mos të harrojmë padegjueshmërinë qytetare në veri të shtetit që ndodhë në vazhdimësi. Kësaj po i shtohet edhe ndalimi i levizjës së lirë jashtë kufinjëve të Kosovës. Mos të harrojmë edhe prezencën dhe ndikimin e Qeverisë së Serbisë tek qytetarët militant. Por, në këtë mes duhet të kemi parasysh se edhe qëndrimet e LVV-së ndajë pakicës militante (edhe pse të drejta) do të tentohet të përfitohet krijimi i përshtypjes se pom ndodhë bllokim i qëllimtë politikë dhe bashkësia ndërkombetare gjithnjë i merr me seriozitet këto shqetësime dhe mbështet kërkesat qytetare.
Duhet kuptuar edhe deklarimi i qartë i KFOR-it, se janë prezent për të mirën e të gjithë qytetarëve dhe mundë të ndikoj në hapjen e ndonjë kufiri gjë që mundëson qarkullimin e lirë të medikamenteve, stafit mjekësorë dhe mjeteve të transportit shëndetësorë. Krahas këtyre edhe të produkteve ushqimore dhe të tjera pa reciprocitet dhe kjo pastaj do të rrënoj tërësinë territoriale dhe organizimin shtetërorë të Kosovës.
Duhet kuptuarë se përfaqësimi i firmave të prodhuseve të Serbisë është në duartë e bizneseve në pjesët tjera të Kosovës, e kjo mundë të jetë edhe një shkas i krijimit të përshtypjes se kriza e ushqimeve është vështirësuar atje.
Një skenar i tillë ishte tentuar të ndodhte edhe në kohën e ish-kryeministrit tani të ndjerë Bajram Rexhepi. Por, atëherë në bashkëpunim më Qeverinë Rexhepi, grupi ‘Elkos …’ me infrastrukturën e vet të fuqishme distributive dhe në bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in dhe Policinë e Kosovës ja kishim arritur të distribuonim mallrat në të gjitha marketat në veri të shtetit, me çrast edhe Bashkësia Ndërkombëtare në pak ditë, ishte bindur se Kosova ka kapacitete dhe vullnet politik për të trajtuar të gjithë qytetarët e saj me shtrirje në të gjitha aspektet jetësore, përfshirë edhe aspektin ekonomik. Nisur nga kjo, Qeverisë në detyrë i sygjerojë që të hiqet Reciprociteti dhe pengesa kryesore që kërkojnë SHBA-të, në mënyrë që të ruhet pjesa veriore. Mos harroni po të ishin akceptuar kërkesat e SHBA-ve, ne do luftonim pandeminë në tërë territorin e Kosovës, në formë ta barabartë dhe kjo tentativat e serbëve lokal për improvizime krizash do binin në ujë!”(sic.), ka shkruar Kelmendi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!