LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi: Organizata ekstremiste “Obraz” e ndaluar në Serbi, dje e pranishme në Kosovë

Kelmendi: Organizata ekstremiste “Obraz” e ndaluar në Serbi, dje e pranishme në Kosovë

Derisa disa qytetarë serb të Kosovës dje janë mbledhur në Gazimestan për të shënuar përvjetorin e betejës së humbur nga Perandoria Osmane që njihet si ” Vidovdan”, e pranishme ishte edhe organizata ekstremiste “Obraz” e cila është e ndaluar të veprojë në Serbi.

Kështu ka thënë kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi. Sipas tij, vërtetë pjesëmarrja e kësaj organizate ekstremiste është e papranueshme për shtetin dhe institucionet tona.

“Por për çudi institucionet tona sot heshtën, heshtën edhe partitë politike dhe liderët politik. Turp i madh. Ne si Parti FJALA respektojmë çdo qytetar të Kosovës pavarësisht përkatësisë fetare dhe kombëtare, por nuk respektojmë organizatat ekstremiste që promovojnë dhunën dhe nxisin urrejtje ndërfetare dhe ndërkombëtare. Njëherit iu bëjmë me dije se Kosova kurrë nuk ka qenë pjesë e Serbisë, por ka qenë e pushtuar nga Serbia. Kosova kurrë nuk ka ushtruar gjenocid dhe vrasje të popullatës civile, por ka qenë regjimi i Serbisë ai i cili terrorizoj dhe ushtroj gjenocid mbi popullin e Kosovës. Partive politike dhe liderëve politik të Kosovës iu themi se mos u frikësoni të reagoni. Se heshtja juaj e sotme dëshmon se për karrigen e pushtetit, ju i mbyllni sytë dhe gojën përballë organizatave ekstremiste nga Serbia. Mos shkelni mbi gjakun e dëshmorëve tanë, por mbroni Kosovën dhe popullin e Kosovës”, ka thënë ai.


Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Kronika e Zezë
Kalo në kategori