Ish-deputeti dhe biznesmeni i njohur Ramiz Kelmendi, po kërkon që të zgjerohet koalicioni qeverisës dhe të bëhet pjesë e qeverisë edhe partia e Kadri Veselit.
Ndërsa, Lëvizjen Vetëvendosje, ai e quan dinake pasi thotë se u tërhoq duke i lënë përgjegjësinë LDK-së në pandemi.
Përkundër kritikave ndaj Qeverise Hoti për mosveprim dhe mbështetje të bizneseve në pandemi, ish-zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi në një intervistë për KosovaPress thotë se PDK-ja mund të jetë vlerë e shtuar në ekzekutivin aktual, si në aspektin ekonomik ashtu edhe në politikën ndërkombëtare
“PDK-ja bën mirë të hyjë në qeveri, jo për t’ia bërë numrat, por PDK-ja si parti e tretë dhe me ekspertizë të madhe në çështjen e ekonomisë mund ta pasurojë qeverisjen si në formën ekonomike ashtu edhe në politikën ndërkombëtare, për arsye se PDK-ja ka kuadro që kanë pasur raporte të mira me ndërkombëtarët. Andaj, unë e ftoj edhe LDK-në, ku kam qenë edhe pjesë e saj me të cilët edhe kam punuar, me Hotin dhe me të tjerët ministra, duhet konsideruar se PDK-ja është pasurim i qeverisjes së mirë”, thotë Kelmendi.
Ndonëse PDK-ja e ka kundërshtuar marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë për “mini-shengen”, biznesmeni Kelmendi që vjen nga kjo parti mbështet këtë marrëveshje.
Sipas tij, kjo marrëveshje nuk i bën dëm Kosovës.
“Unioni ekonomik nuk është union politik dhe nuk është prishje kufijsh. Është për shkëmbim tregtar. Ne nga unioni mund të fitojmë në eksport, për arsye se Serbia edhe ashtu e ka gati tërë tregun e Kosovës, por duhet të punojmë që edhe ne të bëhemi pjesë e tregut të Serbisë… Minishengeni është organizim ekonomik ose më shumë për ulje të tensionit të qytetarëve serbë ndaj shqiptarëve. Ajo nuk i bën dëm fare Kosovës çfarëdo emri t’ia vendosin ‘Union’ apo ‘Minishengen’, kjo nuk është me rëndësi”, thotë ai.
Pronari i kompanisë “Elkos” fajëson Lëvizjen Vetëvendosje e cila, siç thotë ai, ka ikur me dinakëri nga pushteti dhe përgjegjësitë për të qeverisur në vend.
Madje, Kelmendi thotë se VV ia la “pataten e nxehtë” LDK-së midis pandemisë.
“Qeveria është e përgatitur teorikisht, por pa bazë praktike dhe kjo nuk fitohet, as brenda një viti, as brenda një mandati për arsye se nevojiten ekspertë nga sfera e ekonomisë dhe profesionistë. Vetëvendosje duke ditur se pandemia shkakton një rënie ekonomike dhe politike u tërhoq në mënyrë profesionale dhe dinake në mënyrë që ta vendosë ‘pataten e nxehtë’ këtyre që po mendojnë që kanë kuadro për të mundur të përballojnë pandeminë. Pra, kjo është një formë taktike e Vetëvendosjes e tërheqjes së tyre për të mos u përballuar me problemet e pandemisë që janë shumë të mëdha. Pandemia nuk është lojë si në aspektin shëndetësor dhe ekonomik”, theksoi Kelmendi.
Ndërkaq, për gjendjen e rëndë të të bërit biznes në Kosovë, ish-deputeti thotë se veprimet e të gjitha qeverive janë zero.
Kurse, për pasojat e pandemisë, që sipas Kelmendit është duke dëmtuar tërë ekonominë e vendit dhe biznesin e tij, qeveria duhet të kujdeset që të mbështesë vazhdimisht bizneset. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

“Meritoni një lapidar si Clinton në Kosovë”, Rama inspekton punimet në rrugën e Komanit

OBRM-PDUKM: Nuk janë të vërteta deklaratat për punësimin e 3.000 personave, LSDM po sajon skandale

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit