Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi, që si deputet i Kuvendit të Kosovës ishte shprehur kundër variantit aktual të demarkacionit me Malin e Zi, ka reaguar me një shkrim duke i dal në mbështetje idesë së kryeministrit Isa Mustafa për matjen e territorit të vendit.
Kelmendi vlerëson se me një projekt të tillë matjeje, procesi do të merrte kah tjetër, konfliktet do të uleshin, e vërteta do të merrej vesh për të gjithë, ndërsa Kosovës do t’i hapeshin rrugët drejt proceseve të tjera.
Reagimin e tij të plotë, mund ta lexoni më poshtë.
“Të realizohet matja e territorit të Republikës së Kosovës
Kosova dhe sipërfaqja e saj – sfidë për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi – Liberalizimi i vizave
Sipas të dhënave të dokumentuara nga viti 1974, Kosova ka një sipërfaqe prej 10.882.30 km2 dhe në hartën gjeografike ka edhe vijat e kufizimit me shtetet e rajonit (sot edhe me shtetet dhe Republikat në të kaluarën).
Qartë janë të definuara vijat ndarëse apo kufijtë administrativ të saj.
Me përfundimin e luftës, forcat ndërkombëtare kanë marrë nën kontroll kufijtë e Kosovës, të definuara sipas Kushtetutës së vitit 1974 si dhe të ndryshimeve tjera që kanë ndodhur deri në periudhën qershor 1999.
Këto vija kufitare dhe sipërfaqja e Kosovës janë të paraqitura me këtë territor (10.882.30 km2) andaj si të tilla gjenden edhe në harta.
Këta kufij, si të tillë (tanimë shtetërorë) janë edhe sot, por në këtë mes është edhe marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi, nënshkruar nga relevantët qeveritarë të Kosovës dhe Malit të Zi, si dhe ratifikimi i kësaj çështjeje në Kuvendin e Republikës së Malit të Zi.
Pse ideja brilante për të maturë territorin e shtetit tonë, e ngritur nga kryeministri, z. Isa Mustafa, është e nevojshme?
Së pari, ekipi punues i përbërë nga të gjithë akterët profesionalë të partive politike, grupeve të interesit, institucioneve profesionale dhe shoqërisë civile do të ketë mundësinë të realizojë këtë matje, sipas kufijve të përcaktuar qartë në hartat e Kosovës nga viti 1974.
Më pas, kjo matje është domethënëse për të gjithë ne, të interesuarit që kjo çështje të zgjidhet. Këto matje përcaktojnë në mënyrë të qartë dhe profesionale sipërfaqen e Republikës së Kosovës.
Nëse sipërfaqja e matur e Republikës së Kosovës nuk është në përputhje me sipërfaqen e shënuar në dokumentet zyrtare, atëherë hapet kapitulli i kërkesës për përmbylljen e sipërfaqes së munguar.
Kush po i frikësohet matjes së sipërfaqes dhe pse duhet të frikësohemi!?
Si t’i besojmë humbjes së sipërfaqes nëse nuk e kemi matur, apo nëse edhe dikush thotë se Kosova nuk i ka qartë të përcaktuar kufijtë, dhe për këtë gjë nuk mund të matet territori.
Pra, si e kanë llogaritur sipërfaqen e kontestuar?
Nga kjo rrjedhë fakti se çdo pengim apo mos-marrje pjesë në këtë projekt-matje të sipërfaqes, është tentim politik për degradimin e strukturave qeveritare dhe strukturave profesionale. Mund të duket edhe si ballafaqim i atyre kundërshtarëve, me kauzën e humbjes së të vërtetës kufitare.
Pse duhet kjo kauzë të qëndrojë në skenë duke dëmtuar seriozisht lirinë e lëvizjes së qytetarëve të shumtë dhe lëvizjen e lirë të njerëzve të biznesit dhe njerëzve të shkencës së kulturës?
Pse duhet te kemi konspiracion politik në emër të kauzës së sipërfaqes së territorit të Kosovës? Pse të frikësohemi, se ekspertët tonë nuk kanë njohuri për matje sipërfaqesh – apo kjo edhe shihet si përballje me pengesën reale të politikës penguese, në emër të shkuarjes në zgjedhje të jashtëzakonshme?
Andaj edhe pse unë (Ramiz Kelmendi), kam mbajtur qëndrim të kundërt në Kuvend, kjo ide për vet-matje të sipërfaqes është ide e përmbylljes së tentimit të krijimit të konfliktuoziteteve me shtetin fqinj. Kjo ide mundëson që çështjet e brendshme (nëse është sipërfaqja e Republikës së Kosovës tërësisht e njëjtë me dokumentet në fuqi dhe nëse sipërfaqja është e mangët nga dokumentet zyrtare), vetvetiu të derivojnë rezultatin e duhur dhe të hapet edhe kapitulli i kërkesës për t’u përmbushur sipërfaqja e humbur”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi