LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi: Heshtja e Thaçit dhe Kurtit për djegien e Xhamisë në Drenas tregon shumë

Kelmendi: Heshtja e Thaçit dhe Kurtit për djegien e Xhamisë në Drenas tregon shumë

Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka reaguar pasi të shtunën është djegur një xhami në fshatin Verbovc të Drenasit.

Përmes një shkrimi dërguar mediave, ka thënë se, heshtja ndaj djegies së xhamisë në nga presidenti Thaçi dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është tregues i qartë se myslimanet dhe objektet fetare në Kosovë konsiderohen ma shumë si industri e votave se sa vlerë dhe pasuri e këtij vendi.

“Edhe Thaçi edhe Kurti e dinë mirë se Xhamiat në Kosovë jo vetëm që janë objektet fetare të popullit shumicë të këtij vendi, por janë ndër institucionet kryesore prej nga filluan lëvizjet e para për lirinë dhe pavarësinë e këtij vendi. Xhamiat dhe medresetë në Kosovë kanë qenë vende ku mbaheshin takimet, mbledhjet dhe organizimet për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka thënë ai.


Klmendi ka hedhur akuza ndaj Thaçit e Kurtit, duke thënë se vetëm në kohë zgjedhje bëjnë politika mashtruese me qëllim që të përfitojnë vota prej besimtarëve mysliman.

I vihet flaka xhamisë në Vërbovc të Drenasit, reagon Lladrovci
Lexo po ashtu I vihet flaka xhamisë në Vërbovc të Drenasit, reagon Lladrovci

“Jo rastësisht regjimi i Serbisë i dogji rreth 300 Xhamia në Kosovë. Dhe sot prap po digjen Xhamitë në Kosovë, por presidenti Thaçi heshtë, kryeministri Kurti heshtë. Nuk janë në gjendje as një fjalë të vetme me thënë për djegien e Xhamisë, e lëre më me kërku hetim dhe dënim për ata që dogjën Xhaminë. Në kohë të zgjedhjeve edhe presidenti Thaçi edhe kryeministri Kurti dinë të bëjnë politika mashtruese me qëllim që të përfitojnë vota prej besimtarëve mysliman. Në fushatën parazgjedhore të vitit 2013 Hashim Thaçi pati sjellë në Prizren ish- kryeministrin e atëhershëm të Turqisë Erdogan.

Në fushatën e viteve 2017 dhe 2019 Albin Kurti premtoi luftë kundër islamofobisë, por menjëherë pasi u bë kryeministër i shpërbleu dy ndër islamofobët më të mëdhenjtë në Kosovë.

Yll Rugovën dhe Avni Zogianin i shpërbleu me pozita të larta shtetërore, i bëri zv/ministra.

Ndërsa sot jemi në ditën e dytë pas djegies së Xhamisë në Drenas, edhe Thaçi edhe Kurti po heshtin”, ka thënë Kelmendi në fund. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Top 10 kandidatët më të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Top 10 kandidatët më të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Politikë
KQZ shpalli rezultatet përfundimtare, LVV merr 42.30%, PDK - 20.95%, LDK - 18.27%

KQZ shpalli rezultatet përfundimtare, LVV merr 42.30%, PDK - 20.95%, LDK - 18.27%

Politikë
Grenell thotë se Smith e ngriti aktakuzën ndaj Thaçit, pasi kishte marrë informata të ndjeshme nga një zyrtar amerikan

Grenell thotë se Smith e ngriti aktakuzën ndaj Thaçit, pasi kishte marrë informata të ndjeshme nga një zyrtar amerikan

Lajme
Rezultatet përfundimtare, këta janë 48 deputetët e LVV-së

Rezultatet përfundimtare, këta janë 48 deputetët e LVV-së

Politikë
Koalicioni AAK-Nisma pas zgjedhjeve parlamentare, 8 emrat që do të jenë në Kuvend

Koalicioni AAK-Nisma pas zgjedhjeve parlamentare, 8 emrat që do të jenë në Kuvend

Politikë
Rexhep Selimi mbushi 54 vjet, bashkëshortja e tij e viziton bashkë me Dejona Mihalin

Rexhep Selimi mbushi 54 vjet, bashkëshortja e tij e viziton bashkë me Dejona Mihalin

Lajme
Kalo në kategori