LAJMI I FUNDIT:

KEK: Furnizimi me rrymë përgjegjësi 100% e KEDS-it

KEK: Furnizimi me rrymë përgjegjësi 100% e KEDS-it

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), kanë reaguar duke thënë se përgjegjësi për furnizim të konsumatorëve ka 100 për qind KEDS-i.
Ata kanë thënë se privatizimi i rrjetit është bërë për të pasur rrymë 24 orë

“Kompania e Distribucionit dhe Shitjes së energjisë elektrike, KEDS/KESCO ka përgjegjësi ligjore furnizimin 100 % të qytetarëve me energji elektrike. Kjo në përputhje me kontratën e nënshkruar mes konsumatorëve dhe kompanisë. KEDS / KESCO në vend se të përmbush këtë obligimet kontraktual, që saktësisht thuhet në Nenin 33, Pika 4 si dhe Nenit 34 Pika 2.8.2 të Ligjit për Energji Elektrike, vazhdon tentimet për të manipuluar opinionin publik përmes komunikatave për media dhe dezinformatave”, sqaron KEK-ut.

KEDS: Situata me energji elektrike vazhdon të jetë jostabile
Lexo po ashtu KEDS: Situata me energji elektrike vazhdon të jetë jostabile

Pra, KEDS / KESCO në bazë të licencës dhe kontratave me konsumatorët, siç parashihet me ligj e ka obligim furnizimin e qytetarëve pandërprerë me energji elektrike, pavarësisht sa janë kapacitetet prodhuese vendore, pra të KEK-ut. Këtë e ka sqaruar qartë para pak ditësh edhe institucioni shtetëror që rregullon këtë treg, Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE).


“Prandaj sjellja e KEDS/KESCO, duke tentuar të manipuloj opinionin publik, përveç se po shkel rregullat e tregut, po bënë edhe veprime aspak korrekte dhe jo profesionale në raport me përgjegjësitë dhe obligimet që ka edhe ndaj KEK, si kompani kontraktuale”, thekson komunikata e KEK-ut për media.
Po ashtu theksohet se KEK-u në rrethanat kur dështon ta përmbushim obligimin e prodhimit të planifikuar brenda 24/h ka për obligim që me çmime jashtëzakonisht të larta të paguaj për sasinë devijuar.

“Sasia tjetër e energjisë e nevojshme për konsum është obligim ligjor dhe përgjegjësi e KEDS / KESCO. Për të pasur rrymë 24 orë është privatizuar distribucioni. Përfundimisht qytetarët e Republikës së Kosovës nuk mund të mashtrohen me deklarata për media që lëshohen nga KEDS / KESCO duke raportuar se sa janë kapacitetet prodhuese të termocentraleve të KEK-ut”, kanë thënë zyrtarët e KEK-ut. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Ekonomi
Monedhat më të rralla dhe me vlerë të Mbretëreshës Elizabeth II dhe sa do të vlejnë në 10 vjet

Monedhat më të rralla dhe me vlerë të Mbretëreshës Elizabeth II dhe sa do të vlejnë në 10 vjet

Kalo në kategori