Site icon Telegrafi

Keita Balde shihet si alternativë e Correas te Milani

Keita Balde (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Keita Balde Diao i Monacos ka dalë si një alternativë nëse Milani nuk arrin të sigurojë shërbimet e Angel Correa nga Atletico Madrid.

Planet e Rossonerëve për të blerë Correa për 40 milionë euro plus bonuse të shumta shfaqën probleme këtë javë kur Monaco papritur anuloi transferimin e Andre Silva.

Lexo po ashtu Milani afër finalizimit të transferimit të Correas nga Atletico

Ky 30 milionë eurosh i Silvas ishte menduar për të ngritur fondet e nevojshme për Correan, por sipas Sky Sport Italia, ka më shumë probleme për reprezentuesin e Argjentinës.

Një tjetër mundësi për të përforcuar sulmin e Rossonerëve do të ishte Keita, i cili sapo është kthyer në Monaco pas një sezoni huazim te rivalët e Milanit, Interi.

24-vjeçari ka mjaft përvojë në Serie A në Lazion dhe sezonin e fundit te Nerazzurrët ka shënuar pesë gola dhe tri asistime. /Telegrafi/

Exit mobile version