Keita Balde ka bërë të ditur se ai dëshiron që në një të ardhme të afërt të kalojë në Ligën Premier.

Në një intervistë për Sky Sport, sulmuesi ka zbuluar se si ka punuar në Barcelonë që të ndihmojë vendin e tij që të rimëkëmbet nga coronavirusi.


Sidoqoftë, kur është pyetur për të ardhmen, Balde ka deklaruar se ai e preferon kalimin në ligën angleze.

asmlosc 19 l1 1256

“Kam lindur në Spanjë dhe jam rritur në Barcelonë, por asnjëherë nuk kam luajtur në La Liga”, ka thënë ai.

“Jam bërë futbollistë në Itali dhe më pas kalova te Monaco. Më pëlqejnë eksperiencat dhe duam gjithmonë t’i provoj”.

keita balde

“Mund të them hapur se e pëlqej Ligën Premier dhe shpresoj që në një të ardhme të luajë atje”, ka shtuar më tej Balde.

Lojtari 25-vjeçar zbuloi se nuk e ka ndërmend të largohet nga Monaco momentalisht, mirëpo që do të konsiderojë oferta në të ardhmen nga Liga Premier. /Telergafi/

telegrafi sport app