LAJMI I FUNDIT:

KEDS rrit sigurinë e furnizimit me rrymë të Mitrovicës

KEDS rrit sigurinë e furnizimit me rrymë të Mitrovicës

Një objekt i ri në hyrje të Mitrovicës nga ana e Vushtrrisë tashmë ka ndryshuar për të mirë jetën e mitrovicasve.

Aty, janë vendosur komplet stabilimente të reja dhe moderne për të mundësuar operimin shumë më efikas të distribuimit të energjisë elektrike. Gjithçka është e digjitalizuar.

Më herët, prishjet eventuale në rrjet duhet të lajmëroheshin nga dikush, përderisa intervenimi merrte kohë si pasojë e këtyre procedurave mekanike. Por, tashmë Nënstacioni i Shupkovcit reagon në mënyrë automatike në secilën të papritur dhe çdo gjë merret vesh në çastin që ndodh. Kjo mundëson që intervenimi të jetë shumë më i shpejtë dhe sanimi i secilës të papritur të merr kohë shumë më të shkurtër dhe më të shpejtë.


Ky investim qindra-mijë eurosh i kryer nga KEDS, ka sjellë siguri më të madhe të furnizimit me energji elektrike përnjëherë për gjysmën e qytetit të Mitrovicës. Paralel me modernizimin e kthinave është bërë edhe vendosja e sistemit të SCADA-së, pra me komandim digjital nga distanca.

Modernizimi i këtij nënstacioni është në vazhdën e misionit të KEDS-it për digjitalizimin e rrjetit distributiv. Tashmë, pjesa më e madhe e rrjetit është e inkorporuar në sistemin SCADA, me komandim nga distanca. Pra, përmes një zyre të vogël në objektin e Elektrokosovës monitorohet dhe komandohet thuajse komplet me rrjetin e Tensionit të Mesëm, pra mbi 90 për qind. Deri në fund të këtij viti parashihet të përfshihet edhe pjesa tjetër e mbetur.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Botë
Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Ekonomi
Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Ekonomi
Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Ekonomi
Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Ekonomi
Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Ekonomi
Kalo në kategori