Kompania për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njoftoi të premten se kontraktuesi i saj, kompania serbe Elektrosever, ka filluar t’i vendosë njësorët e mençur të energjisë elektrike në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.
“Këta njehsorë, që janë fjala e fundit e teknologjisë, do të rregullojnë tutje distribuimin dhe furnizimin me energji elektrike për konsumatorët kosovarë të asaj pjese”, tha KEDS në një komunikatë për media.
KEDS tha se Elektroseveri do t’i vendosë 5 mijë njehsorë të tillë “me fokus te konsumatorët që kërkojnë lidhje të reja dhe tek ata që nuk kanë njehsorë”.
“Ky shërbim është pjesë e sistematizimit edhe të konsumatorëve në veri të vendit dhe paraqet një hap të madh përpara për funksionimin në mënyrë të plotë dhe gjithëpërfshirës për tërë rrjetin distributiv të Kosovës”, thuhet në njoftim.
Në fillim të këtij viti, Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut i Kosovës (KOSTT) njoftoi se në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës – Leposaviq, Mitrovicë e Veriut, Zveçan dhe Zubin Potok – kishte nisur regjistrimi i energjisë elektrike të shpenzuar, duke theksuar se rryma do të paguhej njësoj si në pjesën tjetër të shtetit.
Qytetarët e këtyre komunave nuk kanë paguar për energjinë e shpenzuar prej vitit 1999. Përgjatë viteve, borxhi i tyre është paguar nga qytetarët e komunave të tjera të Kosovës dhe që nga viti 2017 nga Qeveria e Kosovës.
Elektroseveri e mori licencën nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) në Kosovë në qershor 2022, për furnizimin me energji elektrike në veri – dhe për faturimin e qytetarëve atje.
Në fillim të dhjetorit të vitit 2023, Bashkimi Evropian kishte njoftuar se kompania serbe kishte nënshkruar kontratë komerciale për energji me KEDS-in.
Për ta rregulluar çështjen e energjisë, Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje në vitin 2013 në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Por, pajtimi për zbatimin e asaj marrëveshje u arrit vetëm pas shumë vjetëve, në qershor 2022./REL
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kamionët nga Kosova bllokohen në Durrës, Shqipëria pezullon protokollin T2

Hapet barnatorja e parë e Ozone Pharmacy, synohet krijimi i rrjetit në tërë vendin

Hap një kapitull të ri në karrierën tënde!

Ventoro Motors jep Vespa FALAS!

Bordi i ZRrE-së po mban mbledhje, pritet vendimi për çmimin e energjisë

Përfundon protesta kundër shtrenjtimit të energjisë, aktivistët paralajmërojnë padi kundër ZRrE-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Shkencëtarët parashikuan kolapsin e shoqërisë në 2040 - deri më tani paralajmërimet po jetësohen

Mikel Arteta paralajmëron mungesën e yllit të Arsenalit në sfidën ndaj Real Madridit

Granit Xhaka mbështet Gjestin: "Finalist" – Komenti i futbollistit bën bujë në rrjet

MPB po shqyrton mundësinë e kompensimit të orëve shtesë për ushtarët, policët... me ditë pushimi

Sensacioni i La Masias po largohet nga Barcelona, dy gjigantët evropianë e duan atë

"Mos ma ço zërin" - përplasje e fortë verbale mes Laertit dhe Gjestit në gjysmëfinalen e Big Brother VIP Albania 4