Këngëtari i njohur shqiptar Young Zerka është ndër artistët më të veçantë në Shqipëri për nga mënyra e të kënduarit.

Ai ka shumë fansa dhe është mjaft i ndjekur në rrjetet sociale.


Së fundmi, Zerka ka publikuar një fotografi në llogarinë zyrtare në Instagram ku shihet bashkë me balerinën e njohur Adela Lamin, me të cilën interpretoi disa vallëzime në spektaklin e njohur "Dancing with the Stars".

Ai ka kujtuar me nostalgji vallëzimin e realizuar vitin e kaluar me rastin e Halloweenit, ku kishin interpretuar një performancë të frikshme në natën e 31 tetorit të vitit të kaluar.

young Young Zerka dhe partnerja e tij Adela vitin e kaluar me rastin e Halloweenit. Foto nga: Instagram

"Me partnerën time në krim", ka shkruar Young Zerka, duke u kthyer kështu në retrospektivë, për të kujtuar vallëzimin e tij të frikshëm.

Përndryshe, spektakli i njohur Dancing With the Stars", do të fillojë së shpejti transmetimin e tij në edicionin e gjashtë. /Telegrafi/