LAJMI I FUNDIT:

KDI: Qeveria të bashkërendojë qëndrimet me opozitën për rishikimin e buxhetit

KDI: Qeveria të bashkërendojë qëndrimet me opozitën për rishikimin e buxhetit

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka kërkuar nga kolicioni qeverisës që të intensifikojë përpjekjet për gjetjen e një gjuhe të përbashkët me opozitën, duke marrë parasysh propozimet dhe kërkesat e tyre, në funksion të arritjes së pajtueshmërisë për kalimin e projektligjit për rishikimin e buxhetit.

“Qeveria e Kosovës ka kërkuar nga Kuvendi rishikimin e buxhetit me procedura të përshpejtuara, për të sanuar pasojat ekonomike dhe shëndetësore që ka shkaktuar pandemia. Ky projektligj do të jetë në shqyrtim të parë në vazhdimin e seancës së sotme. Sidoqoftë, për trajtimin e projektligjit me procedura të përshpejtuara, kërkohet shmangie nga Rregullorja me votat e ⅔ e deputetëve të pranishëm, që nënkupton se nevojitet pajtueshmëri më e gjerë mes grupeve parlamentare në pozitë dhe atyre në opozitë.

Duke pasur parasysh situatën e ndjeshme me pandeminë është e domosdoshme që buxheti i rishikuar të jetë reflektim i qëndrimeve të të gjitha partive politike. Andaj, KDI kërkon nga koalicioni qeverisës të intensifikojë përpjekjet për gjetjen e një gjuhe të përbashkët me opozitën, duke marrë parasysh propozimet dhe kërkesat e tyre, në funksion të arritjes së pajtueshmërisë për kalimin e projektligjit për rishikimin e buxhetit”, thuhet në njoftimin për media.


KDI konsideron se një qasje bashkëpunuese mes qeverisë dhe opozitës e promovuar dhe e kultivuar nga qeveria, duhet të mbizotërojë në angazhimin e përbashkët për përballje me pandeminë dhe pasojat e saj. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Prodhuesi i Jack Daniel's thotë se heqja e alkoolit nga raftet në Kanada 'më e keqe se tarifat'

Prodhuesi i Jack Daniel's thotë se heqja e alkoolit nga raftet në Kanada 'më e keqe se tarifat'

Pfizer dhe BionTech vodhën patentën e Moderna për zhvillimin e vaksinës kundër CPVID-19

Pfizer dhe BionTech vodhën patentën e Moderna për zhvillimin e vaksinës kundër CPVID-19

Botë
Kanadaja shtyn gjithashtu tarifat për mallrat amerikane, por Ontario do të vazhdojë

Kanadaja shtyn gjithashtu tarifat për mallrat amerikane, por Ontario do të vazhdojë

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Ekonomi
Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Ekonomi
Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Kalo në kategori