Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka reaguar në lidhje me ngjarjet e fundit që lidhen me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
KDI thotë se Reforma në drejtësi që përveç ndryshimit të disa ligjeve ekzistuese, mëton të sjellë ndryshime rrënjësore të manifestuara përmes iniciativave kapitale si procesi i vetingut, Byroja për konfiskimin civil të pasurisë dhe Këshilli Prokurorial duhet të ketë konsensus të gjerë.
“Për shkak të ndjeshmërisë dhe peshës që këto ndryshime ligjore pritet të sjellin në sistem por edhe në praktikë, të njëjtat do të duhej të ishin zhvilluar në një frymë më konsensuale dhe gjithëpërfshirëse me akterët relevant”.
KDI ka kërkuar nga institucionet shtetërore që vendimet e Kushtetueses të zbatohen pa pasur asnjë rezervë.
“Duke qenë instanca e vetme për interpretimin e kushtetutshmërisë së ligjeve, vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për të gjitha institucionet, andaj ato duhet zbatuar pa asnjë rezervë. Në këtë frymë, bartësit e institucioneve nuk do të duhej të lëshoheshin në komentime apo kontestim të vendimeve të Kushtetuese”.
KDI ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me deklaratat e ministres Haxhiu për vënien në dyshim të përmbajtjes së vendimit të kushtetueses.
“Pas publikimit të njoftimit nga ana e Gjykatës lidhur me projektligjin për KPK-në, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, me anë të një konference për media, ka atakuar njoftimin e Gjykatës, duke vënë në dyshim jo vetëm përmbajtjen e vendimit por edhe mospublikimin e deritanishëm të tij. Një qasje e tillë e ekzekutivit në kontestimin publik të vendimeve të gjyqësorit – vlerësojmë që përbën ndërhyrje në pavarësinë e sistemit gjyqësor, por edhe cenon parimin kushtetues të ndarjes, balancimit dhe kontrollit të pushteteve”.
KDI ka kërkuar nga zyrtarët e ekzekutivit që të përmbahen nga çfarëdo komentimi apo sfidimi publik i vendimeve të Kushtetueses.
Pas publikimit të aktgjykimit të plotë, ekzekutivi duhet t’i marrë parasysh të gjitha vërejtjet e Gjykatës, gjatë hartimit potencial të projektligjit të ri për KPK-në. Respektimi i kushtetutshmërisë dhe i parimit të ndarjes së pushteteve në demokraci duhet të jenë imperativ për të gjitha institucionet në vend”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Institutit Demokratik të Kosovës (KDI)./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

23 shkurti, datë e rëndësishme për Rotary International dhe Rotary në Kosovë

Krzhalovski: Debatet për stemën dhe himnin, mund të jenë pjesë e një procesi më të gjërë përfshirë dhe ndryshimet kushtetuese

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë