Ajo solli në jetë fëmijën e parë, Daisy Dove, së bashku me të fejuarin e saj Orlando Bloom.

Deri më tani, këngëtarja e njohur Katy Perry, nuk është parë në publik, pasi i është dashur të bëjë pushim, shkruan Daily Mail.


35-vjeçarja është shfaqur në Santa Barbara e veshur me një fustan të gjatë, ndërsa ka mbuluar fytyrën përmes një kapele dhe maskës mbrojtëse.

33107876 0 image a 42 1599957218525

Për ta bërë veshjen edhe më komode, Katy kishte vendosur që të vesh një palë sandale të markës "Adidas".

Duket se ajo ka dalë për të bërë blerje, pasi që të dy duart i ka pasur të zënë me gjësende të blera.

33108562 8726845 image a 57 1599959043627

Por, para se të shpenzonte paratë në produkte, këngëtarja është parë të ndalet për të shijuar një kafe.

Ndërkaq, Katy dhe Orlando për momentin janë duke jetuar në Montecituo, ku po mundohet të adaptohen me vendin pas lindjes së vajzës. /Telegrafi/

33108582 8726845 Finishing touches She styled the unique piece with a woven visor a 57 1599960752192