Katy Perry po përgatitet intensivisht, jo vetëm fizikisht, por edhe psikologjikisht, për fluturimin e saj në hapësirë me misionin Blue Origin, i pari në histori vetëm me gra që nga viti 1963.

Krijuesja e hiteve si “Roar” dhe “ET”, do të udhëtojë së bashku me të fejuarën e Jeff Bezos, Lauren Sanchez, gazetaren Gayle King dhe tri gra të tjera, në një mision 11-minutësh në hapësirë.


Në një intervistë për “Associated Press”, Katy tha se motivon veten çdo ditë duke i kujtuar që po e bën këtë për të frymëzuar brezin e ri – veçanërisht vajzat e reja, shkruan DailyMail.

96903925 14600637 Back in February it was revealed that Lauren Sanchez Katy Perry  a 14 1744403832278

Ajo ka lexuar libra të Carl Sagan dhe studime mbi teorinë e fijeve për të kuptuar më shumë rreth shkencës pas këtij udhëtimi. “Jam e emocionuar për inxhinierinë, për STEM-in, për gjithçka që qëndron pas kësaj”, tha ajo.

Katy theksoi se ndjeshmëria dhe forca e saj si nënë kanë luajtur një rol të madh në përgatitjen shpirtërore për këtë hap të madh.

97188591 14600637 The Roar hitmaker pictured in 2017 also said she has been psycho a 4 1744407432304

Ajo ndan një vajzë 4-vjeçare, Daisy, me partnerin e saj, aktorin Orlando Bloom.

“Jam e nderuar që jam pjesë e një ekipi kaq të jashtëzakonshëm grash”, u shpreh Perry, duke shtuar se ndihet “e bazuar dhe mirënjohëse” për këtë mundësi.

Pavarësisht komenteve skeptike nga figura publike si Olivia Munn, Perry mbetet e përqendruar te qëllimi i saj: të çojë një mesazh fuqizues në gjithësi – dhe në Tokë. /Telegrafi/