Katy Perry e kënaqur me trupin

Këngëtarja e hitit “I Kissed A Girl”, e cila është e njohur për veshjen e saj të pakët në skenë, thotë se ajo nuk ka nevojë të punojë shumë për të ruajtur vijën e trupit, por mendon se ky mund të jetë problem në të ardhmen.
“Nuk ndjej presion, jo, pasi e di se jam epshndjellëse dhe gjithmonë kam qenë e tillë. E them këtë pasi jam një e re dhe metabolizmi është në anën time dhe orari im është aq i çmendur sa humbas peshë nga intensiteti i tij. Por nëse më bëni këtë pyetje pas pesë ose gjashtë vitesh, mbase do të kem një përgjigje tjetër”, ka thënë Perry./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
13/02/2010
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




























































