Katy Perry dhe Orlando Bloom në jahtin e Jeff Bezos pas ndarjes, i bashkohen muajit të mjaltit të çiftit miliarder
Pavarësisht ndarjes së tyre së fundmi, Katy Perry dhe Orlando Bloom kanë befasuar fansat duke iu bashkuar Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez në një udhëtim luksoz detar, në atë që përngjan me muajin e mjaltit të çiftit miliarder.
Dyshja, të cilët njoftuan se do ta zhvendosin marrëdhënien e tyre drejt bashkëprindërimit të vajzës së tyre Daisy Dove, duket se po ruajnë një marrëdhënie të ngushtë, edhe pas ndarjes.
Të shoqëruar nga vajza e tyre katërvjeçare, Katy dhe Orlando u panë të qeshur dhe të afërt në jahtin gjigant që u nis nga Roma, në praninë e shumë personazheve të njohur si Tom Brady, Leonardo DiCaprio, Kim Kardashian dhe Sydney Sweeney, shkruan DailyMail.
Në një moment prekës, Orlando u fotografua duke ngritur në ajër të bijën dhe duke e puthur, ndërsa Katy i shikonte me buzëqeshje.
Sipas DailyMail.com, kjo nuk konsiderohet teknikisht si muaji i mjaltit zyrtar i Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez, por më tepër si një vazhdim i pushimeve pas dasmës madhështore 50 milionë dollarëshe (afërsisht 46 milionë euro) të tyre në Venecia.
Katy, e cila nuk ishte e pranishme në ceremoni për shkak të turneut të saj në Australi, duket se po shfrytëzon këtë kohë për të kompensuar mungesën.
Lidhja e çiftit filloi në vitin 2016 dhe ata u fejuan në Ditën e Shën Valentinit të vitit 2019. Pas shumë spekulimeve për ndarjen, përfaqësuesit e tyre konfirmuan se çifti ka vendosur ta përqendrojë marrëdhënien në bashkëprindërim, duke vënë theksin te dashuria dhe stabiliteti për vajzën e tyre.
Një burim pranë tyre theksoi se ndarja ka qenë miqësore dhe se tensionet kishin qenë të pranishme prej kohësh.
Pas ndarjes, Orlando udhëtoi vetëm drejt dasmës së Bezos, ndërsa Katy mungoi. Megjithatë, prania e tyre së bashku në këtë udhëtim luksoz tregon se, pavarësisht fundit të lidhjes romantike, ata mbeten të bashkuar si familje. /Telegrafi/











































