LAJMI I FUNDIT:

Katica Janeva të martën do të dëshmojë për rastin “Haraçi”

Katica Janeva të martën do të dëshmojë për rastin “Haraçi”

Prokurorja speciale publike, Katica Janeva është thirrur për marrje në pyetje për rastin “haraçi” ditën e martë, konfirmojnë për AIM-në nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Sot në PTHP seanca për dhënien e dëshmisë së prokurorit nga PSP Burim Rustemi për rastin “Haraçi” është anuluar për nesër, për shkak të seancës së sotmet për rasti “TNT” ku ai paraqet aktakuzën.

Rustemi për AIM-në tha se do të japë deklaratë për rastin “Haraçi” nesër në orën 12:30.


Në Prokurorinë për Krim të Organizuar nga fillimi i javës për rastin “Haraçi” dëshmi kanë dhënë prokurorët e speciales Lile Stefanova dhe Elizabeta Josifovska./Telegrafi/