Kati përdhes drejt përfundimit – pritet të vazhdoj ndërtimi i katit të parë i stacionit të autobusëve në Gjilan

Komuna e Gjilanit njofton se po vazhdojnë punimet në stacionin e autobusëve, ku tashmë kati përdhes është drejtë përfundimit dhe pritet të vazhdoj ndërtimi i katit të parë.
Për të parë ecurinë e punimeve, ishte i pranishem kryetari i komunës, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Shërbime Publike Kushtrim Ibrahimin.
I pari i Gjilanit, theksoi se njërin ndër projektet më të mëdha që po punojnë është Stacioni i Autobusëve, ku është duke u përgatit pllaka e dytë e betonit e katit përdhese dhe pastaj nderohet edhe kati tjetër.
“Jemi shumë shpejt duke punuar dhe jemi para kohës së planifikuar”, thaHyseni.
Ky investim kapë vlerën e rreth 1 milion eurosh që do ta transformojë këtë hapësirë në një qendër moderne dhe funksionale për qytetarët. /Telegrafi/









































