Katër vite nga triumfi i Majlinda Kelmendit në Kazan - Rusia nderoi flamurin dhe himnin e Kosovës falë xhudistes sonë
Komiteti Olimpik i Kosovës ka kujtuar triumfin e Majlinda Kelmendit para katër vitesh në Rusi.
Sot në këtë datë, xhudistja kosovare i kishte bërë të gjithë shqiptarët krenar, duke lartësuar flamurin e vendit tonë në shtetin rus.
Majlinda Kelmendi kishte arritur të shënojë fitore kundër francezes, Priscilla Gneto dhe është shpallur kampione e Evropës në kategorinë 52 kilogram.
Pejania e kishte mbyllur takimin para kohës, pasi e mposhti kundërshtaren me ippon, për t'u shpallur kështu kampione evropiane në xhudo.
Ky triumf i Kelmendit kishte gëzuar pa masë të gjithë në Kosovë e Shqipëri, pasi tashmë dihet se Rusia nuk na njeh ne si shtet dhe është aleatë i Serbisë. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




























