Krisma armësh, frikë, ankth, paqartësi. Kështu u zgjuan qytetarët e Kumanovës para katër viteve, më 9 maj të vitit 2015. Ngjarja ndodhi pikërisht tek Lagjja e Trimave, por trishtimi nga kjo ngjarje përfshiu gjithë territorin e shtetit, pasi nuk dihej saktë nëse nga luftimet e ashpra mes policisë dhe grupit, ka mbetur i vrarë edhe ndonjë civil.
Gjithçka ishte mjegulli. As policia e as zyrtarët e lartë shtetëror nuk tregonin detaje mbi rastin. Kjo dhe linte hapësirë për lajme të rrejshme për gjoja civilë të vrarë, dhe në mesin e tyre edhe fëmijë.
Policia ishte aty me artilerinë më të rëndë që e kishte, duke luftuar gjoja një grup që ka dashur të shkaktojë një konflikt të ri në Maqedoni. Kjo lagje mbeti e bllokuar për dy ditë, më 9 dhe 10 maj, por shumëçka mbetet e paqartë edhe pas 4 vitesh.
Nga kjo përleshje me armë humbën jetën 8 pjesëtarë të policisë dhe 10 nga grupi i armatosur. U plagosën 37 pjesëtarë të policisë dhe u shkatërruan mbi 25 shtëpi. Për rastin e Kumanovës u arrestuan dhe gjykuan 37 persona. Procesi gjyqësor zgjati dy vjet dhe prej 37 të akuzuarve për terrorizëm, vetëm katër persona u liruan nga akuza.
Ky proces gjyqësor ka qenë më i shtrenjti në Maqedoni, pasi policia për t’i sjellë të akuzuarit në gjykatë ka përdorur sigurim tepër të lartë, duke përfshirë edhe helikopterët. Megjithatë, edhe pas katër vjetësh enigma ka mbetur. Nuk u tregua si grupi ka hyrë pa u vërejtur në Maqedoni dhe përse policia nuk e ka ndalur grupin kur ka patur mundësi, pasi publikisht u tregua se grupi ka qenë nën masa të veçanta hetimi gjatë tërë kohës. Lënda për këtë rast aktualisht ndodhet tek Gjykata Supreme./shenja/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit