Katër të arrestuar për përleshje

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona, pasi të njëjtit pas një zënke që kishin pasur mes veti me një parking veturash, janë përleshur (rrahur) fizikisht në mes veti.
Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në ora 13:45, në rrugën “Kajtaz Ramadani” në Prishtinë.
Si pasojë e përleshjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore, për çka u është ofruar tretmani mjekësor.
Me urdhër të prokurorit dy nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje, kurse dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
05/04/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































