LAJMI I FUNDIT:

Katër policë nën hetim për arratisjen e 21-vjeçarit në Korçë

Katër policë nën hetim për arratisjen e 21-vjeçarit në Korçë

Katër punonjës policie po hetohen për shpërdorim detyre, në lidhje me ngjarjen e ndodhur mesditën e së dielës në Korçë, ku një i arrestuar u arratis nga ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë të këtij qarku.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se dy punonjësit e policisë, shtetasit G. S dhe F. S. nuk kanë përmbushur detyrën duke mos zbatuar detyrimet ligjore për mënyrën e shoqërimit të personave të arrestuar apo të ndaluar.

Ndërsa, Inspektor E. S., në kundërshtim me procedurat standarde të punës ka bërë njoftimin vetëm të njërit prej punonjësve të patrullës për shoqërimin në gjykatë të 21-vjeçarit Kristian Medolli.


Në lidhje me këtë ngjarje, dyshohet se punonjësi i policisë Komisar M. J, nuk ka marrë masa për organizimin e shërbimeve për shoqërimin e të riut. 21-vjeçari ka mundur t’i shpëtojë policisë ndërsa ndodhej në gjykatë për masën e sigurisë.

Gjatë kohës që ai ka qenë duke hipur në mjetin e policisë, brenda ambjenteve të garazhdit të Gjykatës, u është larguar dy punonjësve të policisë dhe është kapur pak më pas nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë.

Sipas policisë, Medolli ka vjedhur në një banesë në fshatin Mazrek të Korçës, një motor frigoriferi dhe një biçikletë. /Euronews Albania/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin

Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin

Lajme
Policia e Kosovës demanton mediat dhe Ministrinë Serbe të Mbrojtjes

Policia e Kosovës demanton mediat dhe Ministrinë Serbe të Mbrojtjes

Siguri
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Gjykata Kushtetuese shpall vendimin pas ankimimit të Sali Berishës

Gjykata Kushtetuese shpall vendimin pas ankimimit të Sali Berishës

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë

Dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori