Bayer Munich ka pësuar një humbje befasuese në udhëtim te Augsburgu me rezultat minimal 1-0.

Kjo humbje erdhi pasi për vendasit realizoi gol sulmuesi kosovar Mërgim Berisha, duke i futur në krizë kampionët e Gjermanisë.


Në fakt për Bayernin ndeshja ndaj Augsburgut ishte e katërta pa fitore në elitën e futbollit gjerman gjë që si ka ndodhur atyre për një kohë shumë të gjatë.

29784931 fc bayern trainer julian nagelsmann sadio mane bundesliga fussball 2cHcOzLLg2ef

Por përkundër humbjes së pësuar, trajneri i Bayernit, Julian Nagelsmann ka fajësuar futbollistët e tij duke mos marrë përgjegjësinë mbi vete.

“Nuk është aq e lehtë të gjesh fjalët e duhura. Kishim shumë shanse. Ne e luajmë topin në mënyrë shumë të shkujdesur. Unë do të mendoj për këtë dhe më pas do të shohim se si do të shkojë", deklaroi trajneri gjerman.

1394593960 scaled

E për humbjen e pësuar dhe situatën e krijuar në klub ka folur edhe drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidzic.

"Ne nuk kemi fituar në katër ndeshje në Bundesligë, kemi marrë tre nga dymbëdhjetë pikë të mundshme, kështu që jam pak i shqetësuar", tha boshnjaku. /Telegrafi/

telegrafi sport app