TRENÇEVSKA: 13 MUAJ FËMIJË NËN KUJDES TË PRINDËRVE
Përdërisa deri tani vetëm nënat kishin pushim të lehonisë, propozim ligji i ri për marrëdhënie pune parasheh që edhe baballarët të kenë pushim prej katër muaj. Për këtë ka njoftuar ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska.
“Pushimi i atësisë është në kohëzgjatje prej 15 ditëve dhe shfrytëzohet menjëherë pas lindjes së fëmijës, nëse është një fëmijë, ndërsa për binjakë, trinjakë ose më shumë fëmijë të lindur, në kohëzgjatje prej 20 ditëve. Pushimi i lehonisë zgjat pesë muaj, ndërsa ai prindëror nga katër muaj për çdo prind veçmas” – tha Jovanka Trençevska ministrja e Punës dhe Politikës Sociale
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale thekson se edhe pse në shikim të parë duket sikur është zvogëluar periudha e pushimit të lehonisë, megjithatë nuk është ashtu, sepse nëna ka pesë muaj pushim të lehonisë dhe katër muaj pushim prindëror. Domethënë, siç theksoi, mbetet me fëmijën njëjtë si edhe deri më tani, nëntë muaj.
“Këtu janë edhe katër muaj pushim prindëror për babanë, i cili nëse përdoret nga ana e babait pasi që të kalojë pushimi i lehonisë dhe ai prindëror i nënës, domethënë që fëmija, në vend të 9 muajve si deri më tani, do të mund të jetë nën kujdes të prindërve gjithsej 13 muaj” – tha Jovanka Trençevska ministrja e Punës dhe Politikës Sociale
Sipas Trençevskës, vendosja e tri llojeve të pushimit, përveç sigurimit të mbrojtjes, ka për qëllim edhe barazimin e rolit të nënës dhe babait, gjegjësisht burrit dhe gruas në periudhën e rritjes së fëmijës ose fëmijëve. Ligji pritet të votohet në shkurt, e para kësaj janë të parapara debate publike për përfshirjen e opinionit për komente. /KlanMacedonia/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit