Jude Bellingham pa dyshim është njëri nga mesfushorët më të talentuar në botë.

Mesfushori anglez ka pasur një vit fantastik me Borussia Dortmundin në Bundesliga dhe në garat evropiane.


19-vjeçari zhvilloi në total 43 ndeshje ku shënoi gjashtë gola dhe asistoi në 14 të tjerë duke konfirmuar formën fantastike.

1006701576 scaled 1

Këtë vit ai nuk do të lëvizë nga Signal Iduna Park, por Dortmund janë të hapur ta shesin atë në verën e vitit 2023.

Reprezentuesi anglez ka zgjuar interesimin e skuadrave më të mëdha evropiane të cilat pritet të 'luftojnë' për t'i siguruar shërbimet e tij pas një viti.

Bellingham 1

Real Madrid, Chelsea, Liverpool dhe Manchester United thuhet se do të tentojnë në çdo mënyrë transferimin e anglezit.

Dortmund do ta lejoj largimin e anglezit vitin e ardhshëm, por i ka bërë të qartë klubeve të interesuara se çmimi i tij është hiq më pak se 120 milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app