Katër artikuj të cilët pastrojnë mushkëritë nga nikotina në çastin kur i merrni

Ekspertët rekomandojnë zvogëlim gradual të pirjes së duhanit në kombinim me detoksikimin
Nikotina në të vërtetë është insekticid i cili përdoret nga prodhuesit që të helmojë insektet dhe kafshët e vogla, të cilat hanë gjethet e duhanit. Fatkeqësisht, njësoj u ndodh edhe njerëzve të cilët pinë duhan.
Nga të gjitha 4.000 kimikatet të cilat i pinë duhanpirësit, nikotina është më e rrezikshmja. Vetëm një pikëz, që është rreth 30 miligramë, mund të jetë vdekjeprurëse.
Ekspozimi i serishëm ndaj saj mund të çojë deri në tolerancën e nikotinës dhe të shkaktojë varësi nga pirja e duhanit, gjë që është e lidhur me një sërë sëmundjesh, duke përfshirë bronkitin kronik, emfizemën dhe karcinomin e mushkërive, transmeton Telegrafi.
Si ta eliminoni nikotinën nga organizmi?
Ekspertët rekomandojnë zvogëlim gradual të pirjes së duhanit në kombinim me detoksikimin, për ndërprerje më efikase të pirjes së duhanit pa periudha të rënda dhe të dhimbshme.
Pra, mendoni për shtimin e këtyre katër gjërave në ushqimin tuaj të përditshëm.
Lëngu i portokallit
Lëngu i portokallit është recetë jashtëzakonisht efikase shtëpiake për pastrimin e nikotinës nga trupi, posaçërisht për ata të cilët dëshirojnë të shmangin krizën.
Brokoli
Mund të zvogëlojë nivelin e nikotinës në trupin tuaj duke ngrënë vetëm brokoli. Këto perime me fletë të gjelbra janë të pasura me vitaminën B5 dhe vitaminën C.
Hulumtimi tregon që vitamina C është antioksidant i cili lufton kundër radikaleve të lira dhe kimikaleve toksike, të cilat hyjnë në trupin tonë, duke na bërë më të pastër dhe më të shëndetshëm.
Lëngu i karotës
Nikotina, kur merrni frymë, arrin deri në tru, hyn në sistemin tonë dhe mbetet në trupin tonë tri ditë, duke i krijuar probleme lëkurës sonë. Fatmirësisht, karota ndihmon në luftën kundër këtij efekti negativ.
Lëngu është i pasur me përbërës esencial ushqyes të lëkurës, siç janë vitaminat A, C, K dhe B, të cilat janë treguar efikase në shpëlarjen e nikotinës nga trupi ynë.
Uji
Uji mund të nxjerrë pothuajse të gjitha drogat e dëmshme dhe kimikalet nga trupi ynë, ndërkaq nikotina është njëra ndër to. Ajo zbërthehet shpejt në ujë, andaj pini tetë gota të rekomanduara ujë në ditë.
Në ujë mund të shtoni një copë limon, për shkak të shijes. Limoni ka rolin e vetë të dytë, ai i ndihmon trupit që më shpejt t’i pastrojë toksinat nga organizmi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Vaji i palmës gjendet në shumicën e produkteve, por a është i shëndetshëm: Ekspertët e Harvardit bien dakord për një gjë

Shtoni peshë, por nuk hani shumë? Patjetër duhet të kontrolloni gjëndrën tiroide!

Nuk flini dot? Ushqimet që ju ndihmojnë të bëni një gjumë të qetë!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Trump: SHBA duhet ta marrë Grenlandën, nëse BE dhe Danimarka nuk e kuptojnë këtë do t'ua shpjegojmë

Sara dhe Bardhi kurorëzohen në xhami: Faleminderit që iu përshtate zakoneve të fesë Islame

Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yjeve për sfidën ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve

Real Madridi po synon huazimin e Ronaldos për Kupën e Botës për Klube

Putini kërkon që OKB-ja të qeverisë përkohësisht Ukrainën, shefi i OKB-së: Ukraina ka një qeveri

Qyteti i parë në Serbi që e shpalli Vuçiqin persona non-grata